Osmani takohet me Bill Clintonin: Është pak të thuhet se Kosova është e bekuar me miqtë më besnikë

Osmani takohet me Bill Clintonin: Është pak të thuhet se Kosova është e bekuar me miqtë më besnikë – Lajmet e fundit



Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton.

Osmani, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se është pak të thuhet që Kosova është e bekuar me miqtë më besnikë.

Ajo falënderoi Clintonin, duke thënë se ka bërë gjithçka për popullin e Kosovës.

“Është pak të thuhet se Kosova është e bekuar me miqtë më të përkushtuar dhe më besnikë. President, faleminderit për gjithçka që keni bërë për njerëzit tanë”, ka shkruar Osmani. /Zëri