Osmani: Të rinjtë janë fryma dhe themeli i shtetit tonë

Osmani: Të rinjtë janë fryma dhe themeli i shtetit tonë – Lajmet e fundit



Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur disa të rinj në Ditën Ndërkombëtare të të rinjëve.

Ajo ka thënë se rina është fryma dhe themeli i Republikës sonë, raporton Zeri.info.

Matematicientët, juristët e shkencëtaret tanë të rinj po dëshmojnë vazhdimisht përgatitjen dhe talentin e tyre në gara ndërkombëtare duke e vënë Kosovën në ballë të këtyre arritjeve.

“Pavarësisht kufizimit në lëvizje, të rinjtë tanë si Andi, Arbeni, Arti, Besforti, Duarti, Ernesa, Endriti, Leka, Rinori, e shumë të tjerë, po dëshmojnë se me përkushtim e zell mund të arrihen suksese të mëdha përtej kufijve tanë dhe se meritojnë të ndjehen të barabartë me moshatarët e tyre anekënd Evropës”, shkroi ajo. /Zëri