Pacolli: Këshilltari më rekomandoi të mos ateroj në Prishtinë, kishim frikë nga ndonjë tragjedi

Pacolli ndjen keqardhje që këtë Bajram myslimanët nuk mund ta ndajnë me miqtë – Lajmet e fundit


Foto: Laura Hasani


I Plotësuar

 Deputeti i AKR-së, Behgjet Pacolli, në ditën e fundit të muajit të shenjtë për myslimanët, Ramazanit, ka uruar besimtarët për festën e Bajramit të Madh të cilën, siç tha ai, për herë të parë thuajse e festojmë pa e ndarë gëzimin me miqtë.

Pacolli përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë që shpreson shpejtë të kalojë kjo gjendje në të cilën ndodhemi me sëmundjen COVID-19, përcjell “Zeri.info”.

“Më vjen shumë keq që këtë herë gëzimi i festës së shenjtë të besimit Islam, ‘Bajrami i madh’ ose ‘Fitër Bajrami’ nuk mund të ndahet me miqtë, siç është tradita në Kosovë. E tëra çka duhet të bëjmë është të ndajmëë gëzimin me të afërmit, duke shpresuar dhe lutur që kjo pandemi të kalojë sa më shpejt”.

“Për të gjithë njerëzit e besimit Islam, në veçanti për ata që agjëruan Ramazanin me përkushtim, urime dhe gëzim në Natën e Fitër Bajramit e lutem që Zoti t’ua pranojë agjërimin”, ka shkruar Pacolli.


Ipeshkvi i Dioqezës Prizren-Prishtinë Dodë Gjergji, përmes një telegrami urimi, ka uruar të gjithë besimtarët mysliman me rastin e festës së Bajramit.

Në telegram urimi drejtuar Bashkësisë Islame të Kosovës, Ipeshkvi Dodë Gjergji, e ka përshkruar si të vështirë gjendjen në vendin tonë gjatë pandemisë me COVID-19, shkruan “Zeri.info”.

Pas kësaj gjendje të krijuar Gjergji ka thene se situata nuk po lejon që edhe ai të bëjë viziten e tij të zakonshme për urime në Bashkësinë Islame.

“Rrethanat e jashtëzakonshme në situatën e pandemisë Covid-19, na kanë detyruar që edhe ne bashkësitë fetare të bartim pjesën tonë të përgjegjësisë. Kështu që besimtaret e besimtarët tanë kanë qenë të privuar nga lutjet e rregullta nëpër Xhami dhe ushtrimin e Kultit Hyjnor nëpër Kishat tona. Ky realitet po më detyron edhe mua që kësaj radhe të mos mund të vijë tek Ju, por me anë të kësaj letre të ju uroj festën e Fitër Bajramit”, thuhet në komunikatë.

Ai po ashtu ka ndarë dhimbjen me besimtarët mysliman në lidhje me ndalesën që u është bërë rreth faljes se namazit të Fiter Bajramit, gjë të cilën për herë të parë pas 20-vitesh nuk e bëjnë në Xhami, shkruan me tutje “Zeri”.

“Askush më mirë se ne nuk mund të kuptojë dhimbjen Tuaj dhe trishtimin e besimtarëve që duhet të mos faleni në xhami as në këtë natë të madhe të Ramazanit. Të njëjtën dhimbje dhe trishtim e kam përjetuar edhe unë me besimtaret dhe besimtarët e krishterë, kur muajin e kaluar kremtuam Pashkët, Ringjalljen e Krishtit! Por, kjo në asnjë mënyrë nuk nënkupton që ne kemi heq dorë nga kremtimi i festave”.

Me urimet e tij Gjergji poa shtu ka thënë se myslimanët dhe krisjterët edhe pse lutjet i shprehin në forma të ndryshme ato i bashkon qellimi i njëjtë.

“Myfti i nderuar z. Tërnava, i dashur Naim, i rreshtova disa nga njetet e lutjeve tona, pasi jam i bindur që edhe ju i keni përfshirë të njëjtat në lutjet tuaja drejtuar Hyji Krijues gjatë muajit të Ramazanit. Ashtu që besimtarë tanë të mos harrojnë që lutjet tona, edhe pse shprehen në forma të ndryshme, ato i bashkon njeti i përbashkët dhe e mira e të gjithëve.
Duke shpresuar që Hyji do t’i dëgjoj lutjet tona dhe se besimtarët do të gëzojnë me dashuri, Ju uroj festën e Fitër Bajrami”, shkruhet në fund te urimit./Zëri