Pacolli sqaron deklaratën për sulmin terrorist: Mu ndryshuan fjalët

Pacolli sqaron deklaratën për sulmin terrorist: Mu ndryshuan fjalët – Lajmet e fundit



Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka sqaruar deklaratën e tij lidhur me frikën nga një sulm terrorist që do të mund t’i bëhej kur të aterojë në Prishtinë.

Ai ka thënë se deklarata e tij është ndryshuar pak.

“Deklarata ime origjinale është kjo: Unë herën e parë kam pasur frikë të ateroj në Prishtinë nga institucionet e mia. Kjo ka qenë deklarata ekzakte.”, ka thënë ai në një intervistë për Reporterin.

Tutje Pacolli ka folur edhe për kërcënimet me arrestim të mundshëm në rast se nuk iu përmbahet rregullave për karantinim nga Qeveria e Kosovës.

“Ju jeni dëshmitarë të asaj situate se si filluan të vijnë kërcënime prej përfaqësuesve qeveritar, udhëheqësve të institucioneve, prej ministrit të Punëve të Brendshme deri tek kryeministri.

Nëse një kryeministër të fton në debat dhe thotë se do vijë bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme dhe drejtorin e Policisë pas orës 12 të natës, çfarë duhet të mendosh këtu?”, ka deklaruar  kreu i AKR-së

Po ashtu ai i është përgjigjur edhe u.d të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili bënte thirrje që të lajmërohet këtu Pacolli ose ndryshe do ta arrestojmë.

Pacolli ka thënë se nuk ka mundur të lajmërohet tek Sveçla sepse ka qëndruar jashtë vendit.