Pajisjet Amazon Alexa kanë qenë të ekspozuara ndaj hakerëve

Pajisjet Amazon Alexa kanë qenë të ekspozuara ndaj hakerëve

Një problem sigurie në Amazon Alexa mund tu ketë dhënë hakerëve mundësinë për të aksesuar informacione personale apo historik bisedash.

Sipas një hulumtimi të Check Point Research, sulmuesit mund të instalonin apo të fshinin aplikacione në një pajisje pa qenë në dijeni përdoruesi i Amazon Alexa.

Që të realizohej hakimi mjaftonte që përdoruesi të klikonte një lidhje Amazon. Firma e sigurisë ka vënë në dijeni Amazon për problemin i cili mesa duket është adresuar.

Në Janar Amazon kishte thënë se qindra miliona pajisje Alexa po përdoren në mbarë botën duke na treguar sesa kritike ka qenë problemi i sigurisë.

Por kompania ngulmon se nuk është përdorur nga një haker. Sulmuesit jo vetëm që mund të ndryshonin aftësisë – Skills – por edhe të regjistronin bisedat mes përdoruesit dhe pajisjes.

Check Point vijon duke thënë se sulmi mund të përdorej edhe për të vjedhur informacione bankare dhe informacione personale si adresa. /PCWorld Albanian