by lajme.org on August 17, 2022 Ministri Latifi u ligjëron pjesëmarrësve në Kongresin Botëror të Kirurgjisë – Lajmet e fundit
by lajme.org on August 17, 2022 Aktgjykimi ndaj Gucatit e Haradinajt, trajtohet çështja e pretendimeve lidhur me personat kundër të cilëve s’ka aktakuzë – Lajmet e fundit
by lajme.org on August 17, 2022 A është dita me 6 orë punë zgjidhja për një ekuilibër më të mirë punë-jetë?
by lajme.org on August 16, 2022 ME: Vjedhja e rrymës po na kushton miliona euro në vit, qytetarët të raportojnë – krahas kursimit
by lajme.org on August 17, 2022 Ndonjëherë nëse ke kufizime financiare, ky është përfitim, të detyron të gjesh ndonjë ide krijuese
by lajme.org on August 11, 2022 Ish-konkurrenti i Për’puthen i jep fund beqarisë, dalin fotot nga ceremonia e fejesës
by lajme.org on August 11, 2022 Bora Zemani në protestën përpara Ministrisë së Brendshme, ja kush e shoqëroi
by lajme.org on August 8, 2022 Irlanda e Veriut fiton katër medalje ari në boks, ndërsa Skocia rrëmben tri
by lajme.org on October 21, 2017 Në vend të ‘Huda Beauty’: Pesë artistë grimi që janë vërtetë artistë (Foto, Video)
by lajme.org on March 30, 2015 Ekziston ilaçi kundër kancerit për ata të cilët marrin guximin ta provojnë
HomeEkonomi “Pallati i zhytur në ujë”, një nga perlat e Stambollit, hapet pas 5 vjetëshin Ekonomion August 3, 2022 “Yerebatan Sarnıcı”, që fjalë për fjalë në turqisht do të thotë “pallat i zhytur në ujë”, njihet më shumë me emrin e një cisterne nëntokësore, e cila ndodhet në nëntokën e Stambollit. Është një nga ato vende që të gjithë shkojnë e shohin kur vizitojnë qytetin më turistik të Turqisë. Cisterna nëntokësore e Stambollit Cisterna u ndërtua në vitin 532 nga Perandori Justiniani I, gjatë periudhës më të begatë të Perandorisë Romake të Lindjes. Më parë aty ekzistonte një strukturë që datonte në periudhën e Perandorit Kostandin, por ajo u zgjerua dhe u ndryshua plotësisht. Sot ajo është rreth 10 mijë metra katrorë. Në atë kohë, rezervuari mund të mbante deri në 80 metra kub ujë. Shërbente për të ujitur vilat më të bukura, madje edhe kopshtin Topkapi, atë të rezidencës së vetë sulltanit. Sidoqoftë, në një moment të caktuar të periudhës mesjetare, nuk u përdor më, pasi turqit preferonin ujin e rrjedhshëm sesa atë të një cisterne. Ajo u zbulua rastësisht vetëm 500 vite më vonë, gjatë disa gërmimeve arkeologjike në rrënojat e Bizantit nga arkeologu P. Gyllius dhe pikërisht falë tij cisterna u restaurua deri sa u bë një atraksion turistik deri në ditët tona. Për shekuj ka mbetur kjo mrekulli që shumë prej nesh kanë pasur fatin ta shohin. Është një dhomë e madhe nëntokësore e mbushur me ujë. Përmasat e saj janë rreth 140 metra me 70 metra dhe mbështetet nga 336 kolona të larta 9 metra secila, të renditura në 12 radhë në pak më pak se 5 metra njëra nga tjetra. Kapitelet e kolonave janë të stileve të ndryshme, dorike, korintike etj., pasi ato vijnë nga struktura të tjera dhe të ripërdorura. Dëshmi për këtë janë dy koka të përmbysura Meduza që mbajnë po aq kolona. Me kokat e Meduzës lidhet një legjendë e tmerrshme. Meduza ishte një nga tre Gorgonat, femra e një përbindëshi të botës tjetër nga mitologjia greke me gjarpërinj në vend të flokëve dhe çdo qenie e gjallë që e shikonte në sy kthehej në gur. Me pak fjalë, në pamje të parë, duket sikur hyni në një lloj katedrale nëntokësore. Kjo është arsyeja pse ajo quhet gjithnjë e më shumë “Cisterna e Bazilikës”. Ndërtesa i është nënshtruar viteve të fundit restaurimit, i cili zgjati 5 vjet. “Cisterna rrezikonte të shembej nën presionin më të vogël” – thotë Aysen Kaya, zëvendësdrejtoreshë e Trashëgimisë në Bashkinë e Stambollit. Gjatë restaurimit u ngritën kolona çeliku për të lidhur 336 kolonat e ndërtesës – 12 radhë nga 28, secila 9 metra e lartë. Muret me tulla rozë u pastruan nga gjurmët e lëna nga disa ndërhyrje të papërshtatshme. Përtej ndërhyrjeve teknike, të nevojshme për ruajtjen e ndërtesës, restaurimi është përpjekur të mbrojë karakterin mistik, thuajse shpirtëror, të dhomës, duke krijuar një spektakël dritash që ndryshon perspektivat dhe shfaq detajet e fshehura. Gjithashtu janë shtuar disa vepra arti bashkëkohore, si për shembull një dorë që del nga uji, apo kandila deti prej qelqi të tejdukshëm, të cilat marrin jetë nëpërmjet projeksioneve të mrekullueshme, por të frikshme të dritës, që lëvizin mbi kolona. “Ne dëshironim një instilacion të shndritshëm, që të mos e zbehte atmosferën e vendit” – thotë përfaqësuesja e Bashkisë së Stambollit. Restaurimi nisi në vitin 2017 dhe vizitorët mund ta vizitojnë ndërtesën çdo ditë, nga ora 9:00 – 18:30. Cisterna është skenë e filmit të dytë të James Bond “From Russia with Love” dhe “Inferno”, përshtatje e librit të Dan Brown, në vitin 2016. / Si Viggia.it Previous PostNext Post
on August 17, 2022 Ministri Latifi u ligjëron pjesëmarrësve në Kongresin Botëror të Kirurgjisë – Lajmet e fundit
on August 17, 2022 Të pasurit do të paguajnë më shumë taksa në SHBA, Biden nënshkruan ligjin për klimën dhe kujdesin shëndetësor
on August 17, 2022 Shefi i NATO-s takon sot Kurtin dhe Vuçiqin, një ditë para takimit të tyre në Bruksel – Lajmet e fundit
on August 16, 2022 ME: Vjedhja e rrymës po na kushton miliona euro në vit, qytetarët të raportojnë – krahas kursimit