Palmeri nis takimet në Kosovë, e pret Abdixhikun

Palmeri nis takimet në Kosovë, e pret Abdixhikun – Lajmet e fundit



Zëvendësndihmëssekretari i SHBA-së Matthew Palmer dhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë Philip Kosnett kanë takuar kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhikun, i shoqëruar nga nënkryetarët: Lutfi Haziri dhe Avdullah Hoti.

Siç njofton LDK-ja, Abdixhiku e falënderoi Palmerin për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe theksoi se “SHBA-ja është partneri më i fuqishëm në të gjithë proceset e konsolidimit dhe zhvillimit të shtetit tonë”.

Po ashtu Abdixhiku e njoftoi Palmerin për qëndrimet e LDK-së karshi situatës aktuale politike në vend, si dhe qëndrimet e LDK-së për procesin e dialogut Kosovë – Serbi.

Ndërsa zëvendësndihmëssekretari i SHBA-së, Palmeri, siç njofton LDK-ja, e falënderoi Abdixhikun “për konstruktivitetin që LDK-ja ka treguar në formimin e institucioneve”.

Gjatë takimit u diskutua edhe për zhvillimin ekonomik dhe nevojën që SHBA-ja të ketë rol të fuqishëm në dialog. /Zëri