Pamje nga pritja që iu bë Osmanit nga homologu austriak në Vjenë

Pamje nga pritja që iu bë Osmanit nga homologu austriak në Vjenë – Lajmet e fundit



Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u prit me nderime të larta nga homologu i saj austriak, Alexander Van der Bellen, në Vjenë.

Ndërsa ka publikuar pamje nga pritja, Van der Bellen, tha se nuk dyshon që të dyja vendet do të bëhen edhe më të afërta ndërsa Kosova po përparon në rrugën e saj evropiane.

“Mirësevini në Vjenë, Presidente Vjosa Osmani. Vizita juaj nënvizon marrëdhëniet e mira midis dy vendeve tona. Dhe nuk dyshoj që marrëdhëniet tona do të bëhen edhe më të afërta ndërsa Kosova po përparon në rrugën e saj evropiane”, ka shkrur Van der Bellen, në Twitter.