Pamje të mrekullueshme nga Jala, një grup delfinësh ‘vizitojnë’ detin Jon (VIDEO)

Pamje të mrekullueshme nga Jala, një grup delfinësh ‘vizitojnë’ detin Jon (VIDEO)

Bregdeti shqiptar kohët e fundit është vizituar shpesh nga të “vizitorë” të veçantë pasi të shumtë kanë qenë ata që kanë publikuar video nëpër rrjetet sociale.

Grupe delfinësh i kanë shtuar akoma më shumë bukurinë detit Jon, teksa shoqërojnë me kërcimet e tyre pushuesit që shkojnë me varkë në thellësi.

Në videon e fundit të postuar nga Ledi Shamku duken një tufë delfinësh në Jalë!

“Për të tjerët quhet Shqipëri, për miqtë dëshirë për t’u rikthyer, për ne quhet Shpirt,” shkruan ajo.