by lajme.org on August 8, 2022 Rreth dymijë aplikime më pak nga mërgimtarët për rimbursimin e policave të sigurimit – Lajmet e fundit
by lajme.org on August 8, 2022 Vrasja e 7-vjeçares, protestuesit e telefonojnë ‘live’ Ramën – peticion për shkarkimin e ministrave – Lajmet e fundit
by lajme.org on August 8, 2022 Në OKB flitet për ngritjen e kapaciteteve për zhvillim në Shqipëri – Lajmet e fundit
by lajme.org on August 8, 2022 ‘Nat’ e dite e shoh, edhe zemren ma ngroh, shoq’ e dashura ime, e mjera jetime’
by lajme.org on August 8, 2022 Irlanda e Veriut fiton katër medalje ari në boks, ndërsa Skocia rrëmben tri
by lajme.org on October 21, 2017 Në vend të ‘Huda Beauty’: Pesë artistë grimi që janë vërtetë artistë (Foto, Video)
by lajme.org on March 30, 2015 Ekziston ilaçi kundër kancerit për ata të cilët marrin guximin ta provojnë
HomeKulturë Panairi i Librit në Ulqin zhvendos vëmendjen e turistëve te letërsiain Kulturëon August 2, 2022 Është pikërisht një nga ngjarjet që Ulqinit nuk ia lë veç namin bregdetar, por edhe traditën 21-vjeçare të organizimit të ekspozitës më të madhe të librit. Sivjet ishin gjithsej 45 shtëpi botuese që i kanë renditur librat e tyre të zhanreve të ndryshme për libërdashësit e për vizitorët e këtij qyteti. Një ditë përpara se të përfundonte rrugëtimi i sivjetmë prej pesë ditësh i Panairit të Librit, organizatorët kanë ndarë çmimet për veprat të cilat janë vlerësuar si më të mirat sa i përket prozës, letërsisë për fëmijë, përkthimit më të mirë e zhanrit “non fiction”. Sivjet çmimi për prozë apo për letërsinë për të rritur, “Liburnia” shkoi për romanin “Gruaja që deshe”, e cila e shkruar nga autori Ridvan Dibra është vlerësuar nga kritika letrare si një libër që të bën për vete që në rreshtat e pare, përmes ikjes nga përditshmëria e portretizimit të gruas si qenie të lirë. “O Trumcak Bredharak”, e shkruar nga Xhahid Bushati si një përmbledhje e vjershave për fëmijë me mbizotërimin e botës spirituale, psikologjike, imagjinatës e natyrës ndër rreshta, u vlerësua nga juria në përbërje prej kryetares Arta Marku Qëndro, e anëtarëve Dorian Koçi dhe Ismet Kallaba për çmimin “Dega e Ullirit”. Për mënyrën e përkthimit nga gjuha italiane u vlerësua Erion Gjatolli për “Ethet” e Jonathan Bazzi me çmimin “Servantes”. Në anën tjetër, për herë të parë u nda edhe çmimi “Ulcinium”, e që sivjet e mori Fatmir Toçi me veprën “Arbëreshët midis realitetit dhe mitit”, që është një përmbledhje e rezistencës arbëreshe në 17 krahina të Italisë, të ilustruara së bashku me vendbanimet dhe hartat e tyre. “Këtë vit kemi shtuar një çmim i cili do ta mbajë emrin më të lashtë me të cilin njihet Ulqini, e që do të jetë ‘non-fiction’ që do të thotë për librin studimor, eseistik, publicistikë, intervista”, kishte paralajmëruar në intervista para ndarjes së çmimeve organizatorja e Panairit të Librit dhe drejtoresha e Institutit të Librit dhe Promocionit, Irena Toçi. Për Toçin ky organizim është urë mes lexuesit dhe librit. Ka përmendur edhe periudhën verore si kohë të pushimeve për shumëkënd, e rrjedhimisht edhe mundësinë më të madhe për lexim. Veçmas specifikoi shqiptarët e diasporës. “Ekzistenca e këtij panairi u jep qytetarëve të Ulqinit mundësinë për të prekur nga afër me qindra libra të rinj që botohen gjatë vitit në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe këtu në Mal të Zi”, ka thënë ajo. Se ky Panair është promotor i botimeve të reja, këtë e ka përmendur edhe i ngarkuari me administrimin e shtandit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Nevin Demneri. “Panairi sjell përherë botimet më të fundit të Akademisë. Janë nga fushat e ndryshme të historisë, gjuhësisë, letërsisë, arkeologjisë. Janë me interes kombëtar, që u nevojiten edhe pushuesve në Ulqin”, ka thënë ai. Në dhjetëvjetëshin e tretë të organizimit, Panairi po cilësohet edhe si mundësi e gjallërimit kulturor ndaj qytetit bregdetar. “Ulqini me librin s’është vetëm ofruesi i detit, ditëve me diell dhe traditës ulqinake përgjithësisht me turizmin, por edhe ofrues i kulturës”, ka thënë bashkorganizatori Gëzim Hajdinaga. Ai e ka cilësuar edhe si mundësi të bashkëpunimit politik. “Përmes librit kemi arritur të bashkojmë edhe burrështetasit sikur kanë qenë presidentët Mojsiu, Mejdani, Topi dhe burrështetas të Malit të Zi”, ka thënë ai. Ndërkaq, kryetari i Komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari, ka premtuar rritje buxheti e vëmendje më të madhe ndaj aktiviteteve kulturore. “Formalisht edhe kemi krijuar sekretariatin për kulturë, organ i ri në Komunën e Ulqinit dhe me këtë e çojmë mesazhin se kultura do të ketë vëmendje të posaçme”, ka thënë kryetari Bajraktari në Panairin e mbajtur nga 26 deri me 31 korrik. Panairi i Librit në Ulqin organizohet nga viti 2001. Çdo vit marrin pjesë botues nga Mali i Zi, Kosova, Shqipëria, Maqedonia Veriore, Bosnja dhe Hercegovina. © KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Previous PostNext Post
on August 8, 2022 Në OKB flitet për ngritjen e kapaciteteve për zhvillim në Shqipëri – Lajmet e fundit
on August 8, 2022 Për kontributin në luftën e UÇK-së, Lladrovci planifikon të shpall Begajn “Qytetar Nderi” në Drenas – Lajmet e fundit
on August 8, 2022 Bislimi në takim me ambasadoren e Izraelit në Kosovë, biseduan mbi thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve – Lajmet e fundit
on August 8, 2022 Prishtinë, burri vendos fëmijën prapa në trotinet elektrik, duke ia rrezikuar jetën – Lajmet e fundit
on August 8, 2022 Abdixhiku: Kurti po përmendet në media ndërkombëtare për luftë e jo për investime – Lajmet e fundit