Pandemia dhe kriza financiare / Civici dhe Angjeli: Botimi tenton të ofrojë skenarët e daljes nga kriza ekonomike e pandemisë

Pandemia dhe kriza financiare / Civici dhe Angjeli: Botimi tenton të ofrojë skenarët e daljes nga kriza ekonomike e pandemisë

Sot është prezantuar botimi “Përballë krizës”, një studim me analiza dhe rekomandime lidhur me politikat e duhura publike për të përballuar krizën financiare që shkaktoi pandemia si dhe për të ofruar politikat e duhura publike që adaptohen me Shqipërinë sipas zgjidhjeve që propozojnë vendet e zhvilluara.

Pandemia dhe kriza financiare që e shoqëroi dhe ende vazhdon të përcaktojë kufizimet ekonomike aktuale ka rimodeluar modelin tonë të zhvillimit. Ndikimet e saj ishin shumë dimensionale, humane dhe shëndetësore, ekonomike, sociale, financiare dhe teknologjike. Pikërisht ky ndryshim i vrullshëm dhe i rrezikshëm i cili ndodhet tek dera dhe duhet të shoqërohet me politikat e duhura publike, ka qenë objekt i studimit më të fundit nga Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë.

Këto rezultate dhe rekomandime u shpallën gjatë prezantimit të librit “Përballë krizës – Sfidat e teorisë dhe politikave ekonomike” me autor Adrian Civicin dhe Anastas Angjelin.

Një botim i cili tenton ofroj informacionin, analizën, komentet dhe rekomandimet mbi atë që ka ndodhur me këtë krizë si dhe me çfarë skenarësh mund të dilet prej saj.

SCAN

*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.