Papunësia në Mbretërinë e Bashkuar është në shkallën më të ulët që nga 1974

Papunësia në Mbretërinë e Bashkuar është në shkallën më të ulët që nga 1974

Ka të paktën një krahasim me vitet 1970 që do t’i pëlqejë qeverisë Britanike. Pavarësisht presionit intensiv mbi familjet nga rritja e inflacionit, papunësia në Britani në 6 mujorin e parë të vitit ra në shkallën më të ulët që nga korriku 1974.

Shkalla e papunësisë arriti 3.6% deri në korrik, më e ulta për gati 50 vjet.

Me një recesion në horizontin dhe rritjen e kostove të jetesës që godet rëndë familjet, ky sinjal fuqie në tregun e punës do të sigurojë të paktën njëfarë lehtësimi për Britaninë

Po ky është i vetmi lajm i mire, sepse pavarësisht papunësisë së ulët dhe vendeve të lira të punës afër një niveli rekord, familjet britanike nuk po shohin që ky zvogëlim në tregun e punës të përkthehet në rritje pagash afër normës së inflacionit.

Në terma realë duke u përshtatur me koston e jetesës paga e zakonshme ra me 2.8%, rënia më e madhe vjetore që para 20 vitesh. Në krizën e kostos së jetesës, disa punëtorë po sigurojnë rritje më të mëdha  pagash se të tjerët, pasi pagat në sektorin publik  u rritën  përpara inflacionit me 2%, dhe sektorit privat  me  6%  një nga ndryshimet  më të madha të  raportuar nga Zyra për Statistikat Kombëtare.

Sipas Bankës së Anglisë, përcaktuesit e normave do të fokusohen në rritjen e pagave përpara inflacionit. Në të gjithë sektorët e ekonomisë, pagat mesatare u rritën me 5.2%, një normë dukshëm më e shpejtë se para Covid. Megjithatë, do të ishte një vendim i gabuar në qoftë se  mbahet në këtë shifër për një kohë të gjatë.

Shqetësimi më i madh është se tregu i punës mund të jetë afër një pike kthese, pasi Britania ndodhet në prag të një recesioni të gjatë. Papunësia është një tregues i prapambetur, ndërkohë që në shifrat e fundit ka pasur disa zhvillime shqetësuese.

Pavarësisht rënies së shkallës së papunësisë, pjesa më e madhe e saj u nxit nga një rritje e pasivitetit ekonomik – kur të rriturit në moshë pune deklarojnë për analistët  të ONS se nuk janë as në punë dhe as nuk kërkojnë punë. Krahas 1.2 milionë njerëzve të papunë, pasiviteti ekonomik u rrit mbi 9 milionë për herë të parë në shtatë vjet.

Pas një rritjeje në nivele rekord në rihapjen nga bllokimi, ndërsa punëdhënësit kërkuan për të gjetur staf, vendet e lira të punës ranë me 34,000 në më pak se 1.3 milion në gusht. Kjo shënoi rënien më të madhe që nga mesi i vitit 2020 gjatë valës së parë të Covid-it.

Në shenjë të rënies së kërkesës për staf, punësimi u rrit me 40,000 në tremujorin e parë – më pak se një e treta e rritjes së pritur nga një raport i ekonomistëve të Reuters.

Përballë faturave të larta të energjisë dhe kostove të tjera në rritje, si dhe kërkesës së konsumatorit në rënie, punëdhënësit mund të heqin dorë nga planet e tyre të punësimit në muajt në vijim, ndërsa konsumatorët shtrëngojnë buxhetin mes krizës së kostos së jetesës./ The Guardian