Moti për sot dhe nesër

Parashikimi i motit për sot dhe nesër – Lajmet e fundit



Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që pritet të mbajë sot dhe nesër në vend.

Sipas IHMK-së, të mërkurën parashihet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell. Vranësirat vende-vende parashihen të shoqërohen me shi të intensitetit të dobët.

Ndërsa, të enjten do të mbajë mot kryesisht i qetë dhe me diell. Prezenca e vranësirave mund të jetë vetëm përgjatë viseve malore, por reshje shiu nuk parashihen.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. /Zëri