Partia Turke në Kosovë, e shqetësuar me hapjen e ambasadës në Jerusalem

Partia Turke në Kosovë, e shqetësuar me hapjen e ambasadës në Jerusalem – Lajmet e fundit



Partia Demokratike Turke e Kosovës (KDTP), ka reaguar pasi sot Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, ka njoftuar se është hapur ambasada e Kosovës në Jerusalem të Izraelit.

KDTP-ja përmes një reagimi, ka shprehur shqetësimin me hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem, transmeton Zeri.info.

“Ne e presim me shqetësim dhe pikëllim hapjen e ambasadës në Jeruzalem, e cila është nën rezolutat e Kombeve të Bashkuara. Pavarësisht këshillave të vendeve evropiane, Republikës së Turqisë dhe paralajmërimeve tona në Parlament, qeveria, e cila gjithashtu ka dalë nga marrja e mbështetjes së popullit të Kosovës, ka diskutuar këtë hap të gabuar që vendi po përpiqet ta finalizojë”, thuhet në reagim.

Sipas tyre, hapja e Ambasadës në Jerusalem, do të ketë efekte të drejtpërdrejta negative në proceset diplomatike mes Kosovës dhe Turqisë dhe politikat e shtet-ndërtimit.

“Si parti, ne shprehim respektin tonë për popullin e Kosovës dhe do të jemi ndjekës të të gjitha fushave për të rishikuar këtë vendim të gabuar”, thuhet tutje.

Ndryshe, Kosova është vendi i tretë pas SHBA-së dhe Guatemalës që hapi misionin e saj diplomatik në Jerusalem, kjo erdhi pas marrëveshjes në Ëashington me 4 shtator të vitit të kaluar./Zëri