Partitë kanë afat deri më 30 qershor për t’i dërguar koalicionet për zgjedhjet lokale

Partitë kanë afat deri më 30 qershor për t’i dërguar koalicionet për zgjedhjet lokale – Lajmet e fundit

Foto: Laura Hasani


Afati i fundit për t’i dërguar koalicionet për zgjedhjet lokale është 30 qershori, kështu u tha në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Yll Buleshkaj, nga Zyra e Regjistrimit të Partive Politike, tha se është e rëndësishme që partitë t’i respektojnë afatet kohore.

Po ashtu në mbledhjen e KQZ-së është miratuar regjistrimi i partisë politike Partia Demokratike e Diasporës, raporton Ekonomia Online.

Ndërsa shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për caktimin e lartësisë së shpenzimeve të fushatës për  zgjedhjet lokale 2021 është shtyrë në mbledhje të radhës, për të vazhduar me pikën tjetër të rendit ditës, që është shqyrtimi i kërkesës së AKR-së për shtyrje të afatit për mbajtje të Kuvendit Zgjedhor me rekomandime votohet nga anëtarët e KQZ-së.