Pas Arben Gashit edhe tre deputetë të LDK-së me COVID-19

Pas Arben Gashit edhe tre deputetë të LDK-së me COVID-19 – Lajmet e fundit



Ditë më parë, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi dha lajmin se bashkë me familjen e tij kanë dalë pozitivë me COVID-19.

Burime të Zërit brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë konfirmuar se edhe tre deputetë nga kjo parti janë të prekur nga koronavirusi.

Bëhet fjalë për deputetët Haxhi Avdyli, Kujtim Shala dhe Visar Hoti. Ndërkohë para pak çastesh, deputeti Avdyli këtë lajm e ka pohuar përmes llogarisë në Facebook. Ndërsa thotë se gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

“Meqenëse interesimi i miqve e gazetarëve është i madh për të konfirmuar lajmin nëse jam Covid pozitv. Lajmi është i vërtetë. Më është konfirmuar që analiza ime ka dalur Kovid pozitiv. Gjendja ime është e mirë dhe jam vetëizoluar sipas rekomandimeve”, ka shkruar Avdyli./Zëri