Pas marrëveshjes Hoti thotë se synimi i Kosovës është arritja e njohjes reciproke

Pas marrëveshjes Hoti thotë se synimi i Kosovës është arritja e njohjes reciproke – Lajmet e fundit



Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka thënë se marrëveshja e arritur sot në Washington me Serbinë ëshë lajm i lajm i jashtëzakonshëm për Kosovën dhe se pas se pas saj synimi i Kosovës është arritja e njohjes reciproke.

“Ky është një lajm i jashtëzakonshëm për Kosovën. Sot, në Shtëpinë e Bardhë, nënshkruam një marrëveshje që është hap i madh drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Synimi ynë është arritja e njohjes reciproke dhe marrëveshja e sotme me karakter ekonomik, është një hap shumë i rëndësishëm drejt arritjes së njohjes reciproke”, ka shkruar Hoti në “Facebook”. /Zëri