Pas sukseseve në muzikë, Dua bëhet udhëheqëse e njërit nga talk-showt më të njohur amerikan (FOTO)

Pas sukseseve në muzikë, Dua bëhet udhëheqëse e njërit nga talk-showt më të njohur amerikan (FOTO)

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa pas suksesve të njëpasnjëshme në fushën e muzikës, do ta provoj veten edhe si udhëheqëse shou në njërin nga emisionet më të shikuara “Jimmy Kimmel Live”, ku do ta intervistojë këngëtaren e mirënjohur Gwen Stefani, shkruan KultPlus.

Vet Dua e ka dhënë lajmin përmes rrjeteve sociale ku ka shkruar: “Unë jam mikëpritësja e Jimmy Kimmelit sonte! Duke e intervistuar mbretëreshën time, Gwen Stefani. Më uroni fat!”

Kujtojmë që Dua së fundmi ka arritur një sukses të madh duke bashkëpunuar me Madonën, yllin e muzikës pop. /KultPlus.com