Patenta shqiptare do të njihet së shpejti në Gjermani, Rama: “Aleancë me biznesin e vogël. Të mëdhenjtë do paguajnë detyrimet’

Patenta shqiptare do të njihet së shpejti në Gjermani, Rama: “Aleancë me biznesin e vogël. Të mëdhenjtë do paguajnë detyrimet’

Patenta shqiptare shumë shpejt mund të njihet edhe në Gjermani.

Kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama, gjatë rubrikës pyetje përgjigje, pasi u pyet nga një i ri shqiptar që jeton në Gjermani. Rama tha se tanimë e kemi kaluar provimin e autoriteteve të inspektimit të standardeve të transportit sa i përket strukturës tonë dhe se gjithçka është në dorë të autoriteteve gjermane.

Ne kemi tanimë kaluar provimin e autoriteteve të inspektimit të standardeve të transportit sa i përket strukturës tonë dhe  është bërë një revolucion në shërbim ndaj të gjithë drejtuesëve të mjeteve. Raporti me vlerësim jashtëzakonisht pozitiv ka shkuar në ministrinë federale e cila e ka shpërndarë për të gjitha shtetet që përbëjnë republikën federale sepse duhet që çdonjëri nga landers ta aprovojë dhe pastaj patenta shqiptare të njihet të gjithë vendet. Kjo është në dorë të autoriteteve gjermane ne e kemi bërë detyrën tonë. Shumë shpejt do të vijë momenti i shumëpritur për ju që të mos keni nevojë për të bërë ato pagesa të kripura por të mbanë atë shqiptare“, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama teksa i është përgjigjur një qytetari nga makina, ka thënë se nga janari biznesi i vogël nuk do të ketë askënd që ta kontrollojë përveç vetëvetes.

Nga aleancë qeveri-biznes i vogël sipas Ramës, do të garantohet që të mëdhenjtë të mos kenë mundësi të fshehin të ardhura pas atyre do të paguajnë një për një detyrimet.

Përshëndetje, më vjen mirë. Kurajo. Besim në punë, ne jemi pranë teje dhe gjithë atyre për t’ia dalë, dhe kjo është koha dhe beteja përfundimtare për t’ju çliruar nga taksidarët e kontrollorët që jo rrallë abuzojnë me detyrën dhe kthehen për ju në makth më shumë se taksat.

Ju nuk do keni më njeri nga janari t’ju kontrollojë përveç vetvetes në funksion të kontributit tuaj. Në aleancë të fortë qeveri-biznes i vogël do të garantojmë që të mëdhenjtë duke mos pasur mundësi të fshehin të ardhura pas jush do të paguajnë një për një detyrimet. Me dixhitalizimin e transaksioneve gjithçka do jetë më e lehtë“, tha Rama

 

*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.