Peci: Protesta e djeshme, simulim i kapjes së shtetit

Peci: Protesta e djeshme, simulim i kapjes së shtetit – Lajmet e fundit



Drejtori ekzekutiv i KIPRED-it, Lulzim Peci, ka kritikuar Qeverinë në detyrë për tubimin e djeshëm të disa dhjetëra aktivistëve të LVV-së në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Sipas tij, nëse ekziston një kërkesë që është bërë nga protestuesit në drejtim të Policisë, e duhura do të ishte që të bëhet publike, e nëse ka ndodhur e kundërta dhe në të njëjtën kohë Qeveria dhe Policia heshtin, atëherë ky është një skandal, përcjell “Zëri.info”.

Ai thotë se nëse nuk është marrë leje është venë në rrezik jeta e qytetarëve dhe janë shkelur masat e vëna nga Qeveria.

“Bash kisha pasur dëshirë që dikush nga Qeveria të na tregojë se simuluesit e ‘protestës’ se djeshme në sheshin Skënderbeu a kanë kërkuar leje nga Policia e Kosovës. Nëse kanë bërë kërkesë, është mirë që atë ta bëjnë publike, së bashku me lejen përkatëse. Nëse nuk kanë marrë leje dhe kjo ka ndodhur duke e vënë në rrezik shëndetin publik, shkelje të masave qeveritare dhe Qeveria e Policia heshtin, atëherë ky është skandal ose ndoshta edhe kjo është simulim i ‘rikapjes’ së shtetit”, ka shkruar ai.