Peci takohet me ambasadorin e Katarit, bisedojnë për potencialin e zhvillimit të bujqësisë

Peci takohet me ambasadorin e Katarit, bisedojnë për potencialin e zhvillimit të bujqësisë

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka pritur në takim Ambasadorin e Shtetit të Katarit në Shqipëri, jo rezident në Kosovë, Ali Bin Hamad Al Marri.

Peci theksoi se me ambasadorin Al Marri biseduan për potencialin e zhvillimit të bujqësisë dhe mundësitë e investimeve të agro-bizneseve të Katarit në Kosovë.

“Sot prita në takim Ambasadorin e Shtetit të Katarit në Shqipëri, jorezident në Kosovë, Shkëlqesinë e tij z. Ali Bin Hamad Al Marri”, ka shkruar Peci.

“Me Ambasadorin Al Marri biseduam për marrëdhëniet e shkëlqyera mes Kosovës dhe Katarit si dy vende mike, për potencialin e zhvillimit të bujqësisë dhe mundësitë e investimeve të agro-bizneseve të Katarit në vendin tone”, shtoi ai.

“Shkëlqesinë e tij Ambasadorin Al Marri e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme që Katari i ka dhënë Kosovës në shumë fusha, që nga vendosja e marrëdhënieve miqësore e diplomatike mes dy vendeve tona”.