Pensionohet ish-lojtari i Juventusit dhe Arsenalit (VIDEO)

Pensionohet ish-lojtari i Juventusit dhe Arsenalit (VIDEO)

Ish mbrojtësi i ekipeve si Juventus dhe Arsenal, Stephan Lichtsteiner, është pensionuar nga futbolli.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë futbollisti përmes një videoje në Twitter, njofton Insajderi.

“Pas e kam menduar disa javë kam vendosur të pensionohem nga futbolli aktiv. Me anë të kësaj video do të doja të iu falënderoja për të gjitha emocionet e mrekullueshme që i kemi jetuar së bashku”, ka thënë Lichtsteiner.

“Jam shumë i lumtur me rrugën që kemi kaluar së bashku”, shtoi ai, duke përmendur të gjitha ekipet ku ka luajtur, përfshirë këtu edhe Arsenalin, Juventusin, Lazion e disa të tjera.

“Do të dëgjoni nga unë herë pas here” tha i emocionuar Lichtsteiner.

The post Pensionohet ish-lojtari i Juventusit dhe Arsenalit (VIDEO) appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.