PËR HERË TË PARË/ Italia njeh rënie të numrit të pacientëve në terapi intensive! Më pak viktima se një ditë më parë

PËR HERË TË PARË/ Italia njeh rënie të numrit të pacientëve në terapi intensive! Më pak viktima se një ditë më parë

Për herë të parë që nga shpërthimi i pandemisë Italia njohu një ulje të numrit të pacientëve në terapi intensive. Numri i personave që janë përkeqësuar e kanë kaluar në terapi intensive ka qenë më i ulët ditën e sotme, 74 raste më pak se një ditë më parë.

Sot për herë të parë kemi një shifër shumë të rëndësishme. Numri i pacientëve të terapisë intensive zvogëlohet me 74 dhe është një lajm i rëndësishëm sepse lejon që spitalet tona të marrin frymë. Kjo është vlera e parë negative që nga fillimi i menaxhimit të urgjencës” tha kreu i Mbrojtjes Civile, Angelo Borrelli tha këtë në një konferencë për shtyp.

Edhe numri i viktimave ka shënuar një rënie të ndjeshme krahasuar me një ditë më parë duke arritur shifrën 680.

SCAN

*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.