Për herë të parë mund ta dëgjoni Jasminën duke kënduar

Për herë të parë mund ta dëgjoni Jasminën duke kënduar

 

Njëra nga konkurrentet e reja në “Për’puthen”, Jasmin Kadriu, ka thënë hapur se i pëlqen të këndëojë, ndonëse nuk pranoi ta bënte aty në studio, njofton Insajderi.

Meqenëse konkurrentët e këtij formati marrin një vëmendje të jashtëzakonshme, të shumtë duhet të kenë ndjekësit që kanë kërkuar ta dëgjojnë atë duke kënduar.

Kështu, ajo publikoi një video në llogarinë e saj në Instagram, ku dëgjohet duke kënduar këngën “Easy”, nga Lilian Hepler. Në videon që ajo ka ndarë, kërkon gjithashtu mendimin e ndjekësve të saj duke shkruar, “Ju pëlqen?”

Jasmin nuk është e para që ka shprehur talentin e saj në muzikë. Në emisionin e dashurisë kemi Mevlan Shabën që ka të lansuara disa këngë, gjithashtu Sara Malaj merrej me muzikë të zhanrit rap, dhe së fundmi, Melisa Lleshi që ka pas javë që ka debutuar në muzikë. /Insajderi.com