Për medium zviceran “Blick” flet Vjosa Osmani për ndërrimin e  pushtetit, Koronën dhe konfliktin me Serbinë

Për medium zviceran “Blick” flet Vjosa Osmani për ndërrimin e pushtetit, Koronën dhe konfliktin me Serbinë – Lajmet e fundit



Presidentja në detyrë Vjosa Osmani për mediumin zviceran ka thënë se Kosovës i nevojitet ndihma e Zvicrës

Flamuri i Kosovës valëvitet në Parlamentin Federal.

Një shenjë e qartë e dukshme e vizitës së profilit të lartë në Bernë: Kryetarja e kuvendit Vjosa Osmani (38), e cila është gjithashtu Presidente e Përkohshme që nga nëntori, ka ardhur për të biseduar me Presidentin e Këshillit Kombëtar, Andreas Aebi (62), në lidhje me zgjedhjet e 14 shkurtit dhe marrëdhëniet me Zvicrën.

Në një konferencë për shtyp të mërkurën, pas së cilës zhvillohet edhe intervista me BLICK, të dy flasin për një “epokë të re” në Kosovë, transmeton Zeri.info.

BLICK: Partia e juaj Lëvizja Vetëvendosje është rritur – posaçërisht falë votave të kosovarëve nga Zvicra – brenda një viti e gjysme mori shkoi nga 26 në 48 përqind të votave. Pritjet nga ju dhe kryeministri i ardhshëm Albin Kurti janë shumë të mëdha. A nuk është kjo tepër shumë presion?

Osmani: Sigurisht – por kemi punuar për një kohë të gjatë që të jemi gati. Së pari, ne duam ta vëmë nën kontroll korrupsionin dhe të krijojmë vende pune, veçanërisht për brezin e ri dhe për gratë. Ne ende kemi nevojë për ndihmën e Zvicrës në këtë drejtim. Pandemia natyrisht nuk po na i bën të gjitha këto më të lehta, por akoma më të vështira.

Blick: Numrat e koronës në Kosovë janë aktualisht më shumë se dy herë më të larta se në Zvicër, dhe në të njëjtën kohë nuk është dhënë ende asnjë dozë e vetme vaksine!

Osmani: Ne shpresojmë që Zvicra të mendojë për ne kur të marrë dozat e vaksinimit – ne e dimë që ajo ka porositur më shumë sesa i duhen. Ne tashmë po flasim për një kontratë shitjeje ose një donacion. Sidomos për personelin mjekësor dhe grupet e rrezikut. Zvicra tashmë na siguroi pajisje mjekësore gjatë pandemisë, dhe unë jam shumë mirënjohëse për këtë. Por tani duhet të sigurohemi se jemi të përgatitur për fazën tjetër, sepse pandemia nuk ka mbaruar ende.

Blick: Nëse Zvicra nuk vepron mjaftueshëm shpejt – atëherë a do të merrni vaksinat ruse dhe kineze si Serbia?

Osmani: Ne jemi pjesë e nismës Covax dhe shpresojmë që në muajt e ardhshëm të marrim doza që do të furnizojnë 20 për qind të popullsisë. Kjo nuk është e mjaftueshme, por ne ende nuk duam vaksinat nga Rusia ose Kina. Ne jemi të orientuar kah perëndimi në të gjitha çështjet – gjithashtu edhe kur bëhet fjalë për shëndetin tonë.

Blick: Albin Kurti, i cili u rrëzua nga Donald Trump qershorin e kaluar, tani po kthehet në pushtet, dhe gjithashtu pati ndryshim edhe në Shtëpinë e Bardhë. A keni dëgjuar akoma diçka nga Presidenti i SHBA Joe Biden?

Osmani: Po, ai shkroi një letër ku shprehte gatishmërinë e tij të fuqishme për të mbështetur zhvillimin demokratik të Kosovës. Në të njëjtën kohë ai është i mendimit shumë të qartë se dialogu me Serbinë duhet të përfundojë me njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Blick: Nëse zgjidhja e shumëpritur arrihet me Serbinë në qeverinë tuaj të re – çfarë do të ndodhë me Luginën e Preshevës, përkatësia e së cilës ka shkaktuar mosmarrëveshje midis Beogradit dhe Prishtinës për vite me radhë?

Osmani: Ne jemi qartë kundër idesë së shkëmbimit të territoreve sepse besojmë se kjo ide është e rrezikshme jo vetëm për Kosovën, por edhe për të gjithë rajonin dhe nuk do të sjellë paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm. Në të njëjtën kohë ne do të ngremë zërin tonë. Fatkeqësisht Serbia, megjithëse është nënshkruese e shumë konventave ndërkombëtare, nuk i respekton të drejtat themelore të shqiptarëve dhe bën një spastrim etnik të heshtur. Kjo vlen veçanërisht për zonën e Medvegjës, ku Serbia anashkalon shqiptarët, u ndryshon adresat dhe nuk i lejon të jetojnë atje. Shpresojmë që partnerët tanë të bëjnë presion pozitiv mbi Serbinë dhe t’i kërkojnë shtetit të respektojë të drejtat dhe liritë e qytetarëve që jetojnë në këtë rajon.

 

Bartësja e shpresës së Kosovës

Vjosa Osmani (38) dëshiron ta çojë Kosovën përpara. Juristja kreu doktoratën e saj në SHBA, është nënë e binjakëve – dhe që nga vjeshta ajo ka qenë presidente e përkohshme kalimtare e vendit më të ri në Evropë. Së bashku me kryeministri i ardhshëm Albin Kurti garoi për zgjedhjet e 14 shkurtit. Pavarësisht fitores së madhe, ajo ende nuk është plotësisht e sigurt për rolin zyrtar: Për ta bërë këtë, asaj i duhen edhe vota nga opozita në parlament. /Zëri