Për një milion banorë, Kosova me më së shumti të vdekur në botë nga COVID-19

Për një milion banorë, Kosova me më së shumti të vdekur në botë nga COVID-19 – Lajmet e fundit



Çdo ditë që po kalon Kosova po renditet në vendet me vdekshmërinë më të madhe me COVID-19.

Në një publikim në rrjetin social “Twitter”, themeluesi dhe drejtori i institutit për hulumtime “Scripps”, Eric Topol, thotë se Kosova është vendi me më së shumti të vdekur nga COVID-19 në botë, kjo në proporcion me një milion banorë, shkruan “Zëri”.

Image

Sipas tabelës, Kosova renditet e para për raste të vdekjeve nga COVID-19 për 1 milion banorë, e ndjekur nga Peruja, Bolivia, Meksika dhe Panamaja.

Kosova për numrin e vdekjeve në 1 milion banorë e ka lënë mbrapa edhe Amerikën, e cila renditet në vendin e 9-të.

Numri i personave të infektuar me COVID-19 në vend ka arritur në 10 mijë e 795, prej tyre 365 persona kanë vdekur. Ndërkaq 6 mijë e 411 të infektuar me koronavirus janë shëruar. /Zëri