KEDS njofton për vedet që do përballen me reduktime për shkak të punimeve në rrjet

Për shkak të punimeve në rrjet, nesër një pjesë e Prishtinës nuk do te ketë rrymë – Lajmet e fundit



Një pjesë e kryeqytetit nesër do të ketë ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike.

KEDS përmes një komunikate për media, ka njoftuar që më datë 27 Maj nga ora 09:00 deri në 18:00, një pjesë e kryeqytetit do të ketë ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike për shkak të punimeve të cilat janë duke i zhvilluar në rrjetin elektrik.

“Zonat që do të afektohen nga këto punime janë: Velania, Rr.Norbert Jokl, Rezervoari, Mahalla e Muhaxherëve, Rr.Isa Kastrati (një pjesë), një pjesë e rrugës Enver Maloku, një pjesë e rrugës Armend Daci, një pjesë e banesave të vjetra, një pjesë e rrugës Afrim Zhitia, Kolegji Pjetër Budi, Bregu i Diellit – Zona lindje, Rr. Vëllezërit Gërvalla, Rr.Ahmet Haxhia, Rr.Holger Petersen, Rr.Ernest Koliqi dhe Nr.5 Kodra e Diellit (një pjesë)”, thuhet në komunikatën e KEDS-it.

Këto punime janë në kuadër të mega projektit investiv i cili ka filluar vitin e kaluar dhe që parasheh krijimin e një infrastrukture të re energjetike për Kryeqytetin.

“Përmes këtij investimi, që kap shifrën prej 16 milion euro, KEDS po mundëson rritjen e kapaciteteve të linjave ekzistuese duke i shndërruar nga 10 kV në 20 kV dhe po bën krijimin e linjave alternative në daljet e nënstacioneve kryesore, nga të cilat do të përfitojnë mbi 90 mije konsumatorë”, thuhet në fund të komunikatës. /Zëri