Featured Image

Performanca e Dua Lipës në Sunny Hill zë vend tek ballina e mediave të mëdha britanike

Performanca e yllit Dua Lipa në festivalin Sunny Hill në Prishtinë është bërë lajm botëror.

Ajo ka qenë në ballinën e Evening Standard në Britani të Madhe sot, me një foto nga performanca.

Kështu duket ballina në një foto të shpërndarë këshilltarja e Presidentes Vjosa Osmani, Donjeta Miftari.

“Jemi me fat që kemi një grua kaq të jashtëzakonshme si imazhi i vendit tonë.”, shkruan Miftari./KultPlus.com