Përfundon sezona për Ibrahimovicin - Gazeta Online INSAJDERI

Përfundon sezona për Ibrahimovicin – Gazeta Online INSAJDERI

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, të dielën pësoi një dëmtim në gju gjatë ndeshjes kundër Juventusit, i cili do ta mbajë sulmuesin jashtë kësaj sezone, përcjell Insajderi.

Trajneri i tij, Stefano Pioli ka pohuar se sulmuesi do të humbasë dy ndeshjet e ardhshme kundër Torinos dhe Cagliarit.

“Është një ndrydhje e lehtë në gju. Ai nuk do të jetë në dispozicion të mërkurën dhe të dielën kundër Cagliari. Le të shohim se si do të jenë zhvillimet javën e ardhshme”, ka thënë Pioli në konferencë për media.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Ibrahimovic do të kontrollojë gjurin përsëri javën e ardhshme.

“Dëmtimi është më i rëndë nga sa mendohej, dhe sulmuesi do të humbasë edhe ndeshjen e fundit të sezonit kundër Atalantas”, ka shkruar kjo media./Insajderi.com