by lajme.org on February 25, 2021 Ismaili pas sulmit të Duriqit: Nuk mund të ketë shtet demokratik aty ku gazetarët rrezikohen – Lajmet e fundit
by lajme.org on February 25, 2021 Nonetheless, the common woman partcipates in sexual intercourse normally as 5 times four weeks within the trimester that is second.
by lajme.org on February 25, 2021 Abrashi memorandum bashkëpunimi me Gjinin, disa rrugë do të ndërtohen
by lajme.org on February 25, 2021 Kurtishaj: Se shpejti fillon subvencionimi për sektorin e transportit rrugor
by lajme.org on February 25, 2021 Fondi për Garanci Kreditore sqaron procedurat për përfitimin e bizneseve
by lajme.org on February 25, 2021 Rita Ora mbështet komunitetin LGBTI, do të këndojë në paradën e tyre në Australi
by lajme.org on February 25, 2021 Këto ditë Loredana nuk përdori asnjë filtër Instagrami për këtë arsye
by lajme.org on February 25, 2021 Trepça ’89 shënon fitoren e dytë rresht, viktima e radhës është Llapi
by lajme.org on October 21, 2017 Në vend të ‘Huda Beauty’: Pesë artistë grimi që janë vërtetë artistë (Foto, Video)
by lajme.org on March 30, 2015 Ekziston ilaçi kundër kancerit për ata të cilët marrin guximin ta provojnë
HomeShowBiz Periudha e luftës në Kosovë: Arjan Konomi rrëfen si i doli në ndihmë Albin Kurtiin ShowBizon February 23, 2021 Të gjithë e njohim si një opinionist të shquar së pari herë në Big Brother dhe tani në Për’puthen, por ndoshta pak e dinë karrierën gazetareske të Arjan Konomit. Ai ishte gazetar për një media italiane dhe në vitin 1998 udhëtoi drejt Kosovës, asokohe kontrollohej nga milicia serbe, për të raportuar për ngjarjet në vend, njofton Insajderi. Së fundmi i ftuar në emision “Kojshia Show”, ai rrëfeu shumë nga kjo periudhë e jetës së tij duke përmenduar edhe Albin Kurtin me Bujar Dugollin. Në një moment kur Konomi po udhëtonte në Kosovë, kujton se si mbeti i rrezikuar nga banda e Arkanit në stacionin e autobusëve teksa destinacionin kishte tek Grand Hotel. “Kam shkuar në Kosovë shumë herët, madje kam rrezikuar edhe jetën disa herë. Albin Kurtin dhe Bujar Dugollin i kam njohur që atëherë kur ishin student, ata studentë me shpresa të mëdha, në krye të protestave. Në një moment mbeta keq në stacionin e autobusëve, kur doja të shkoja tek Hotel Grandi dhe aty pranë ishte banda e Arkanit”, shprehet ai. Ndërkohë, ai nuk kishte asnjë mënyrë për të kontaktuar më Albin Kurtin, por ishte Fadil Ismajli, sot një mik shumë i mirë i tij, që e ndihmoi të tejkalonte rrezikun. “Ishte milicia serbe dhe unë nuk po arrija të kontaktoja me Albinin se kisha ardhur, nuk kishim ende celular në atë kohë, as e-mail. Kisha vetëm një mënyrë për ta kontaktuar Albinin që ma kishte dhënë një italiane, ndërlidhësja jonë. Më ka shpëtuar dikush, që sot është një mik i imi, Fadil Ismajli. Po ta zbulonte milicia se kisha pasaportë të Shqipërisë, jeta ime ishte në rrezik. Mund të më vrisnin serbët”. Tutje rrëfen se bëri kontakt me Kurtin, i cili i kujdes që Konomi të strehohej në një familje në Kodrën e Trimave, dhe pre aty ka lëvizur në qytetet e ndryshme të Kosovës. “Pastaj Albini më strehoi te një familje te Kodra e Trimave, që jam munduar ta kujtoj emrin, por nuk mundem. Që atje pastaj kam lëvizur për në Prizren, Gjakovë e Pejë dhe në vendin ku kam kaluar aventurën më të bukur, Drenicë. Për aq sa mund të quhet e bukur sot”. Në fund, Konomi jep mesazhin që këtë histori nuk duhet ta harrojmë asnjë dhe as gjeneratat e reja që do të vinë. /Insajderi.com Previous PostNext Post
on February 25, 2021 Rita Ora mbështet komunitetin LGBTI, do të këndojë në paradën e tyre në Australi
on February 25, 2021 Shfaqja ‘La RREM’ e Kushtrim Koliqit rikthen në teatër figurën shumëdimensionale të Muharrem Qenës
on February 25, 2021 Infektohen mësues e nxënës, pandemia godet edhe arsimin në Kosovë por mësimi vazhdon – Lajmet e fundit
on February 25, 2021 Udhëtimi në Tequila për të zbuluar sekretin e prodhimit të pijes së famshme (FOTO)
on February 25, 2021 AGK: Sulmi fizik në drejtim të gazetarit, shqetësues dhe i rrezikshëm për lirinë e shprehjes – Lajmet e fundit