Përkeqësohet situata në Itali – 793 njerëz humbin jetën gjatë 24 orëve të fundit

Përkeqësohet situata në Itali – 793 njerëz humbin jetën gjatë 24 orëve të fundit

Numri i vdekjeve në Itali të shkaktuara nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit arriti në 793 njerëz. Të dhënat u njoftuan nga kreu i Departamentit të Mbrojtjes Civile, Angelo Borrelli.

“Fatkeqësisht, sot kemi 793 të vdekur. Por dua të theksoj se ne nuk i ndajmë të vdekurit “me koronavirus” dhe të vdekurit “nga koronavirus,” tha Borrelli. Numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend për momentin është 42681, 4871 më shumë se një ditë më parë, tha ai, numri i personave të shëruar tejkaloi 6 mijë njerëz.

Që nga fillimi i epidemisë, koronavirusi në Itali ka infektuar 53.5 mijë njerëz. Autoritetet po prezantojnë masa më të rrepta të zbatimit të karantinës. Autoritetet lokale gjithashtu kanë nxjerrë masa kufizuese të veçanta. Kështu, guvernatori i rajonit të Venetos, Luca Zaya urdhëroi të mbyllen supermarketet gjatë të dielave. (ordonews)

N. XH / SCAN

*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.