Përveç si kryeministër, Haxhiu thotë se Murat Jashari do të mund të ishte president unifikues

Përveç si kryeministër, Haxhiu thotë se Murat Jashari do të mund të ishte president unifikues – Lajmet e fundit



Po vazhdojnë reagimet në lidhje me propozimin e Vetëvendosjës, që Murat Jashari të bëhet kryeministër i një qeverie tranzitore.

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se Jashari do të mund të ishte një kryeministër konsensual por edhe president unifikue.

“Murat Jashari do të mund të ishte një kryeministër konsensual për qeveri të përkohshme me mbështetje nga secila parti, pastaj do të mund të ishte president unifikues për dallim nga Thaçi”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Ajo e ka quajtuar figurë përçarëse presidentin Thaçi, kurse qeverinë që po pritet të votohet të mërkurën në Kuvend, si të kontrolluar nga Serbia.

“Na duhet ky unifikim dhe jo figura perçarëse si presidenti aktual, apo të kontrolluara nga Serbia, si qeveria në tentativë”, ka shkruar Haxhiu./Zëri