Pezullohet vendimi për tiketat ngjitëse për vetura

Pezullohet vendimi për tiketat ngjitëse për vetura – Lajmet e fundit



Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu në Kuvendin e Kosovës ka njoftuar se qytetarët nuk do të paguajnë pesë euro për tiketa ngjitëse, raporton Zeri.info.

Aliu tha se sapo është marrë vendimi që të pezullohet si vendim dhe se i njëjti tha se do të shqyrtojnë në hollësi mënyrën se si ka ardhur deri të ky vendim për pagesën prej pesë euro.

“Deputet unë do të ju njoftoj për çështjen e taksës 5 euro, për tiketat ngjitëse sapo është marrë vendim që të pezullohet si vendim dhe do ta shqyrtojmë në hollësi mënyrën se si ka ardhur deri te ky vendim. Pra prej interpretimeve të ndryshme ligjore, duke i përfshirë edhe interpretimet dhe trajtimet nga auditori e të gjitha me radhë e deri te momenti i nënshkrimit”, tha ai.

Sipas Aliut, është pezulluar, diçka çka mund të siguroj është që qytetarët nuk do t’i paguajn pesë euro. /Zëri