by lajme.org on January 22, 2021 Jashari për fotografinë e Besartës në shesh, thotë se është vendosur për qëllime politike – Lajmet e fundit
by lajme.org on January 22, 2021 Limaj: Intelektualët e Malishevës krah projektit tonë për mbrojtjen e vlerave kombëtare – Lajmet e fundit
by lajme.org on January 22, 2021 FSHZH: Projekt i ri në Bashkinë Poliçan – Synohet nxitja e turizmit dhe investime të reja në fushën e bujqësisë dhe blegtorisë
by lajme.org on January 22, 2021 Mustafa Arapi – mjeshtri që u dha shkëlqim Onufrit e kryeveprave shqiptare
by lajme.org on October 21, 2017 Në vend të ‘Huda Beauty’: Pesë artistë grimi që janë vërtetë artistë (Foto, Video)
by lajme.org on March 30, 2015 Ekziston ilaçi kundër kancerit për ata të cilët marrin guximin ta provojnë
HomeLajme Philips: Koha që t’i jepet ultimatum Serbisë në raport me Kosovën – Lajmet e funditin Lajmeon January 13, 2021 Ish-këshilltari i lartë i DASH-it dhe njohësi i rrethanave në Ballkan, David Philips në një intervistë për RTV Dukagjinin ka thënë se procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë po zvarritet dhe sipas tij ka ardhur koha që shtetet e perëndimit t’i japin ultimatum Serbisë për finalizimin e marrëveshjes më Kosovën. David Philips thotë se dialogut i mungon qartësia. “Duhet të kemi një agjendë të qartë për dialogun. Qartësia ka munguar në negociatat mes Kosovës dhe Serbisë. A po negociojnë palët për njohje të ndërsjellë? A po flasin për aranzhime tjera si pjesë e një strategjie për zbutje të konfliktit? Pikëpamja ime personale është se dialogu duhet të përqendrohet te njohja e Kosovës nga Serbia si vend sovran brenda kufijve aktual. Kjo është mënyra e vetme për një marrëveshje të qëndrueshme dhe paqësore”, deklaroi Philips përcjell Telegrafi. Philips mendon se Perëndimi duhet t’i jep ultimatum Serbisë, ose të pranojë marrëveshjen ose ta lejë fare. “Duhet të formulohen kushtet për një marrëveshje përfundimtare dhe ato t’i paraqiten zotit Vuçiq dhe palës serbe. Perëndimi duhet t’i ofrojë një marrëveshje Serbisë dhe kjo të jetë si një punë e kryer: merre ose leje këtë marrëveshje. Ky proces është duke zgjatur shumë. Palët duhet të përqendrohen për një marrëveshje përfundimtare që do të jetë e detyrueshme. Nuk është e vështirë të parashikosh çfarë do të sheh marrëveshja, natyrisht se është e vështirë të mendosh se Kisha Ortodokse serbe të pranojë Pavarësinë e Kosovës por nuk ka zgjedhje tjetër. Ndryshe Serbia do të duhej të përjashtohej nga integrimi në institucionet euro-atlantike dhe do të mbetej një shtet problematik. Është koha që të lëvizet para dhe të ketë njohje të ndërsjellë që të lëvizet përpara. Marrëveshja vërtet do të arrihej nëse SHBA dhe BE do të punonin ngushtë së bashku”. Philips thotë se marrëveshja e 4 shtatorit në Uashington nuk solli asgjë. “Marrëveshja e 4 shtatorit ishte thjesht një deklaratë politike të nënshkruara nga ekipet e Avdullah Hotit dhe Vuqiçit. Nënshkrimet e tyre nuk u shfaqën në të njëjtën letër. Historike mund të konsiderohet vetëm vendimi që Izraeli ta njeh Kosovën./ Lajme të ngjajshme: Osmani u drejtohet deputetëve shqiptarë që të votojnë Rezolutën për dënimin e gjenocidit të Serbisë në Kosovë – Lajmet e fundit Ministri serb: Kur Bideni të hyjë në Shtëpi të Bardhë, pres presion të madh për Vuçiqin që ta njohë Kosovën – Lajmet e fundit Mustafa: Në zgjedhje do t’u jepet shansë të gjithë atyre që i qëndrojnë besnikë LDK-së – Lajmet e fundit Prodhimet e Kosovës në tregun e Serbisë – Lajmet e fundit Previous PostNext Post
on January 22, 2021 Jashari për fotografinë e Besartës në shesh, thotë se është vendosur për qëllime politike – Lajmet e fundit
on January 22, 2021 Limaj: Intelektualët e Malishevës krah projektit tonë për mbrojtjen e vlerave kombëtare – Lajmet e fundit
on January 22, 2021 Deformimi i shqipes në rrjetet sociale, kërkohet provimi për gjuhën shqipe edhe në fakultet – Lajmet e fundit
on January 22, 2021 Sali Berisha komenton moscertifikimin e Kurtit dhe kandidimin e Haradinajt për president – Lajmet e fundit