Pietro Zaniboni: Shqipëria vend seksist që lë gratë në hije

Pietro Zaniboni: Shqipëria vend seksist që lë gratë në hije

Pietro Zaniboni,  biznesmeni dhe producenti i mirënjohur
italian,  vjen në një intervistë
ekskluzive me drejtorin e informacionit të 
Ora News, Brahim Shima, për të folur mbi projektin e tij më ambicioz,
“Dy Botë”.

Zaniboni shpalos
detaje pikante mbi spektaklin e ri dhe gjithashtu ndau pikëpamjet e tij mbi shoqërinë
shqiptare dhe gjendjen e gruas në vend.

Më poshtë intervista e tij e plotë:

Pyetje: “Dy botë”, shumë po pyesin pse, si dhe kur do të jetë ai? Mund të kemi dy fjalë mbi këtë emision?

Pietro Zaniboni: Ky format vjen nga larg, është ideja e të transformuarit në një kohë të vështirë, një program argëtues pavarësisht COVID-19, në një spektakël që i respekton normat e COVID, por që megjithatë përcjell 90 minuta argëtimi dhe entuziazmi, duke luajtuar me 2 kategori njerëzish, me 12 konkurentë mjaft të bukur, që kanë para së gjithash një shpirt, së pari të bukur brenda e më pas jashtë… Duke u përpjekur të përçojmë mesazhe pozitive, kujt na dëgjon. Na ndjek, përtej atyre që janë skemat e programeve klasike.

Pyetje: Një emision interaktiv në mes të Covidit, kur do të
fillojë? Ka shumë që pyesin kur do të fillojë?

Pietro Zaniboni : -Ky transmetim nis më 19 shtator.. Kemi publikuar një promo mjaft të rëndësishme, që mendoj se kush do e ndjek këtë intervistë, natyrisht që do ketë parë në kanalet Ora dhe Ora News. Kjo video është parë plot 3 milionë e 500 mijë herë, kështu që shumë na njohin dhe përtej kësaj, shpresoj që dhe do të na ndjekin.

Pyetje: Pietro, jeni personazh shumë I njohur në Itali, në Shqipëri u njohët me “Totem”, një emision kulturor ndryshe nga çfarë ishim mësuar. Pse ky ndryshim I madh, nga “Totem” në “Dy botë” me gjallëri dhe rini?

Pietro Zaniboni : Por unë besoj që Bokaçio ka shkruar Dekameronin, dhe shumë vepra të tjera… Fakti i kalimit nga kultura tek argëtimi, ka të bëjë me të pasurin e sensin të humorizmit, dhe të përdorurit e kulturës për të përcjellë mesazhe. Do të kemi kulturë edhe në brendi të këtij spektakli argëtimi, dhe do të jetë e këndshme të ndjekim përshfaqjen e njohurive dhe të luajmë me gabimet, pasi mosnjohja e diçkaje nuk përcakton injorancën, por absolutisht përcakton faktin që mund të njihet diçka më tepër. Të mos diturit, nuk është një krim, dhe nga kjo gjë mund të mësojmë.

Pyetje: Interesante, por shumë do të pyesin, ashtu si edhe unë: ju e njihni mirë televizionin por të investosh në një kohë Covidi shihet e rrezikshme. Investime të tilla në kohë Covidi, kohë krize ekonomike, e keni menduar këtë pikë?

Pietro Zaniboni : Ne sidoqftë jemi duke investuar në cepa të ndryshëm të botës, sepse unë flas në emrin tim dhe në emër të grupit tim financiar, dhe investojmë edhe në sektorë të tjerë. Nëse të gjithë do reshtnin së investuari, përtej problematikës COVID, do të ndalnim ekonominë që është tashmë e piketuar, e ndalur, në recension, dhe mendoj se nëse ndonjë investitor s’do të besonte tek projektit në këto çaste, do ta ndalnim vërtetë ekonominë në nivel botëror.

Pyetje: Ajo çka më çudit është se, dakord, kemi nevojë për argëtim në kohë Covidi, kemi nevojë për kohë krize, marrje kulture përmes bashkëbisedimit të të rinjve, por duhet të themi se ka masa për Covid. Këtu kemi 3-6 pozicione… I keni marrë parasysh masat anti-Covid?

Pietro Zaniboni : -Ne kemi respektuar me besnikëri udhëzimin e ligjit COVID, duke pozicionuar me vështirësi një spektakël  argëtimi  në këto  çaste, por duke respektuar distancën prej 2 metrash… Në  brendësi  të studios do  të kemi dhe ndarje prej pleksiglasi, që mbrojnë konkurentët. Juria e spektaklit është po ashtu e distancuar. Do të kemi të gjitha masat në nivel dezinfektemi që do të nevojiten, dhe jemi gati edhe në rast se pandemia do të përkeqësohet, për të përdorur cilëndo mënyrë që shërben për të mbrojtur këdo që merr pjesë, për staffin teknik, që mos i krijojmë probleme askujt, por pa harruar se pandemia është një fenomen botëror dhe besoj se të gjithë do duhet ta përballin fenomenin në të njëjtën mënyrë.

Pyetje: Kush do të jetë thelbi i përzgjedhjes?

Pietro Zaniboni : Që në shkurt ne kryem audicionet e më pas për shkak të problematikës COVID, e shtymë këtë transmetim. Kemi dashur të zgjedhim që në shkurt 12 të rinj që vijnë nga 12 pika të ndryshme të vendit, dhe që përfaqësojnë nga veriu ne jug të gjithë popullatën shqiptare. Atë pjesë që ka mbetur në Shqipëri, por jo vetëm, edhe ata që gjenden jashtë, që për të kërkuar mbase një jetë më të mirë, janë larguar. Le të shpresojmë që kush në mërgim, përmes kanaleve në youtube, përmes rrjeteve sociale, mund ta ndjekë këtë transmetim, dhe të marrin një mesazh përparimi dhe pozitiviteti. Kemi zgjedhur katër prezantuese femra, kemi zgjedhur 6 vajza e 6 djem. Do të kemi surpriza pasi duam të paraqesim çdo lloj bote në këtë transmetim, pa përjashtuar askënd.

Pyetje: Mos përjashtoni askënd. Çfarë domethënë? Janë tema të rrezikshme?

Pietro Zaniboni : Në show flitet për seksizmin, mangësitë, kundër bullizmit.. Ne kemi marrë tek këta 12 të rinj, ata janë të gjithë të bukur, por jo të bukur estetikisht, janë natyrisht të bukur edhe estetikisht, por me disa karakteristika të veçanta që do të zbulohen puntatë pas puntate, dhe nuk përjashtojmë asnjë botë. Do të kemi të ftuar të natyrave të ndryshme, me predispozita të ndryshme, dhe këto diversitete do të jenë pikërisht e bukura e transmetimit.

Pyetje: E bukur por edhe e rrezikshme…

Pietro Zaniboni: -Epo, e rrezikshme për mentalitetin. Unë realizoj një program absolutisht europian, që nuk diskriminon askënd, që s’do të peshojë mbi askënd… S’mund t’u pëlqejmë të gjithëve, por dikujt do t’i pëlqejmë.

Pyetje: Mendoni se do të japë efekt edhe te shqiptarët që jetojnë jashtë për të parë një Shqipëri ndryshe?

Pietro Zaniboni : Fatkeqësisht, unë shoh se shpesh kush emigron për një jetë më të mirë, harron rrënjët e veta. Unë se harroj që jam italian, dhe besoj se në vitet që do të vijnë, shtet ballkanike do t’i rikthehen popullimit si më parë… Le të përcjellim një mesazh shprese! Atij që nuk beson më në vendin e tij, që të besojë ca më tepër, dhe kush është larguar të rikthehet pranë kushtesh të reja.

Pyetje: Është një emision me garë përgjigje apo përmes pyetjeve që ju mund të keni, përmes asaj që ju keni menduar, do të përcillet diçka përtej përgjigjes?

Pietro Zaniboni Është një program qëe do të bëjë të luajnë, kërcejnë, këndojnë, t’u përgjigjen pyetjeve nga kultura e përgjithshme. Një seri quiz-esh që mund të jenë pak ose aspak banalë.., por që do të na tregojnë jo sa të zotë janë, por sa energjikë, simpatikë, sa dëshirë kanë për tu informuar. Të mbartësh njohuri nuk është një dhuratë e Perëndisë. Të kesh dije do të thotë të kesh lexuar, të jesh përpjekur të studiosh, informohesh, që mund të tingëllojnë gjëra të zakonta, por që sërish do të jenë subjekt i një vlerësimi me pikë. Nuk do të kemi eleminime, sepse të gjithë do të luajnë deri në puntatën e fundit dhe, nuk do të përjashtojmë askënd, ashtu siç qëndron dhe në filozofinë e programit, të mospërjashtuarit e askujt.

Pyetje: Emri “Dy botë” duket filozofik. Pse është zgjedhur ky emër? Ka një kuptim pas kësaj?

Pietro Zaniboni : “Dy Botë” është gjithëpërfshirës. Gjithëpërfshrës do të thotë se do të analizojmë dy botë të rinjsh, dy botë të kujt po i dedikon ekzistencën e tij bukurisë së vet, të atij që po e gjykon jetën e tij në mënyrë të ndryshme. Do të kemi njerëz që duken si modelë apo miodele, por në fakt janë persona studiozë, aktorë teatri, natyrisht jo-profesionistë, që do të provojnë zotësinë e tyre punatatë pas puntate, në çdo episod.

Pyetje: Keni menduar për 4 moderatore dhe për jurinë… Pse 4 femra, pse 4 gra?

Pietro Zaniboni : Le të themi se unë kam moshën më pak të re mes të gjithëve këtu, jam burrë dhe do të jem në brendësi të jurisë për të ekuilibruar situatën. Por mos të harrojmë se do të kemi të ftuar vertetë meshkuj, vertetë femra por edhe të ftuar që s’janë as njëra e as tjetra, pasi edhe atë botë duam ta përfaqësojmë. Nuk shoh rrezikshmëri, në faktin që katër gra drejtojnë një spektakël, përkundrazi, do të përfitojmë nga xhelozitë që do të kenë mes tyre, do të përfitojmë nga fakti që do të kërkojën të gjitha të jenë më të mirat, pasi një minimum egoje femërore do të shfaqet, dhe do të jetë e bukura e kësaj loje.

Unë
si them kurrë një gruaje që është e bukur, por të qenit grua është bukur, janë
dy koncepte të ndryshme, në të kundërt do të biem në atë konsiderim që unë s’e
dua, që bukuria është e vetmja gjë me rëndësi. Një grua është e bukur,
inteligjente, është nënë, është një element i avancuar i shoqërisë, që ka mbase
ndonjë neuron më tepër se sa meshkujt, pasi siç thuhet një grua është e aftë të
bëjë dy gjëra njëherësh, ndërsa një burrë jo. Të jesh grua është bukur! Që
është një slogan që në vitet 80-të përdorej nga lëvizja feministe, pikërisht
për të garantuar të drejtat e grave, dhe lirinë e tyre të të vepruarit, të të
qenurit. Megjithatë, këtu nuk prekim tema veçanërisht filozofike.., këtu
përpiqemi të luajmë, të argëtohemi, për të luajtur të gjithë së bashku dhe të
përcjellim mesazhe pozitive, ku të mundemi do t’i përcjellim. Sigurisht s’do
t’u pëlqejmë të gjithëve, por shpresojmë t’u pëlqejmë shumicës.

Pyetje: Mendoni se po luani në një rrafsh të rrezikshëm me këtë emision?

Pietro Zaniboni : Le të themi se unë kam moshën më pak të re mes të gjithëve këtu, jam burrë dhe do të jem në brendësi të jurisë për të ekuilibruar situatën. Por mos të harrojmë se do të kemi të ftuar vertetë meshkuj, vertetë femra por edhe të ftuar që s’janë as njëra e as tjetra, pasi edhe atë botë duam ta përfaqësojmë. Nuk shoh rrezikshmëri, në faktin që katër gra drejtojnë një spektakël, përkundrazi, do të përfitojmë nga xhelozitë që do të kenë mes tyre, do të përfitojmë nga fakti që do të kërkojën të gjitha të jenë më të mirat, pasi një minimum egoje femërore do të shfaqet, dhe do të jetë e bukura e kësaj loje.

Pyetje: Jo vetëm garë mes të rinjve, por edhe garë mes moderatoreve…

Pietro Zaniboni : Padyshim që po! Janë dy profesioniste në studio, të distancuara 2 metra nga njëra tjetra, pasi dihet kemi normat e Covid, por shpiriti i tyre sigurisht do të jetë një shpirt luftarak, sepse është normale që në një shoë të së shtunës mbrëma, një minimum rivaliteti të ekzistojë, jo vetëm mes konkurentëve, por edhe mes prezantueseve.

Pyetje: Pse keni zgjedhur te Ora një emision të tillë?

Pietro Zaniboni : Pasi projekti ka lindur më herët, përgjatë regjistrimeve të emisionit Totem. Unë kam gjetur një ambient teknologjikisht të përparuar, tejmase mikpritës, me një staff teknik që sipas meje është një staf teknik që bën diferencën dhe me një disponueshmëri pune të madhe dhe ky është ambienti i duhur për ngritur programe sfiduese, dhe që lipsin sakrificë vërtetë të madhe. Me këtë rast po marr shkas për të falenderuar këdo që po më ndihmon në realizimin e tij, pasi pa ta, s’mund të bëja kurrëgjë.

Pyetje: Do kemi politikë në emision?

Pietro Zaniboni : Nuk bën pjesë absolutisht në synimet tona, Ju si kanale televizive kanë tashmë mjafueshmërisht politikë në brendësi të transmetimeve tuaja. Ne jemi absolutisht të largët, vite drite larg madje… Ne bëjmë shoë. Kush bën politikë bën politikë, ndërsa ne bëjmë argëtim të pastër, dhe përpiqemi të sjellim të qeshura për 90 minuta njerëzve, duke harruar politikën, dhe duke harruar problematikat e jetës, së paku për 90 minuta.

Pyetje: Të shtunën në mbrëmje, ora 19:00…

Përgjigje: E shtunë, 19, ora 21:00. Do të jemi këtu. Faleminderit!