Pionerja e kodimit Frances Allen ndahet nga jeta në moshën 88 vjeçare

Pionerja e kodimit Frances Allen ndahet nga jeta në moshën 88 vjeçare

Është një javë e trishtë për industrinë kompjuterike. Pionerja e kompjuterëve Frances Allen vdiq në moshën 88 vjeçare nga sëmundja e Alzhaimerit në datëlindjen e saj.

Ajo njihet për kontributin e madh dhe jetik dhënë për softuerët të cilët shndërrojnë kodin në komanda të ekzekutueshëm ose siç njihen ndryshe “compilers.”

Nga 1966 deri më sot ajo dhe shkencëtari John Cocke kanë shkruar mbi algoritmet dhe strukturat që i bënë compilers më efikasë. Nëse keni ndërtuar një aplikacion me shumë gjasa e dini për çfarë e kemi fjalën.

Ajo dhe kolegët e saj kanë bërë progres të madhe në kompjuterikën paralele ku detyrat ndahen mes sitemesh për të përshpejtuar proceset.

Allen gjithashtu ka dhënë kontribut në avancimin e femrave në teknologji. Gjysa e ekipit që ajo punoi në IBM gjatë viteve 70 dhe 80 ishin femra.

Puna e saj do të mbetet një trashëgimi e çmuar për botën e teknologjisë. Aplikacionet në kompjuter apo telefon varen nga shpejtësia e compilers modern që Allen ndihmoi në zhvillimin e tyre. /PCWorld Albanian