Plani për atentat kundër tij, Kurti: Ndihem i sigurt, e kam ditur më herët

Plani për atentat kundër tij, Kurti: Ndihem i sigurt, e kam ditur më herët – Lajmet e fundit



Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka konfirmuar edhe një herë se ka qenë në dijeni të planit për atentatin kundër tij.

Në një konferencë për media pas Samitit Digjital për Ballkanit Perëndimor, ai u shpreh se ndihet i sigurt, por nuk e di sa i sigurt është, pasi, siç tha ai, këtë e vendosin organet e sigurisë që marrin masa adekuate.

“Sa jam i sigurt nuk e di, mund t’ua konfirmoj që ndihem i sigurt, ndërkaq sa jam i sigurt e vendosin organet e sigurisë që marrin masa adekuate. Kam qenë në dijeni të planit për tri atentate, por e keni parë edhe nga informacioni që ka dalë unë e kam ditur shumë më herët se qëllimi ishte frikësimi i popullsisë, destabilizimi i vendit, andaj kemi vlerësuar që publikimi i atij plani nuk ndihmon, përkundrazi ndihmon ata të cilët e kanë bërë planin. Prandaj me të drejtë kemi vlerësuar se më mirë është të mos bëhet publike, por çfarë masash do të merren në vijim.

Sa u përket masave që duhet të merren për institucionet dhe zyrtarët e lartë të shtetit, janë organet shtetërore të sigurisë ato që vendosin”, tha Kurti.