PlayStation 5 mbështet formatin 1440p

PlayStation 5 mbështet formatin 1440p

PlayStation 5 tashmë mbështet formatin 1440p, të paktën për gamerët të cilët kanë akses në softuerin beta të konsolës.

Edhe pse kjo e fundit ka ofruar mbështetje për formatet 1080p dhe 4K qysh në fillim, mbështetja për 1440p ka qenë një funksionalitet i shumëkërkuar nga lojtarët të cilët përdorin monitorë në vend të televizorëve.

Është një rrugë e mesme mes full HD dhe 4K dhe një zgjidhje shumë popullore për lojtarët të cilët gjithashtu luajnë në PC. Testuesit të cilët kanë versionet beta të softuerit të PS5 do të shohim tashmë një dalje 1440p si opsion në konfigurimin e konsolës.

Nëse luajnë një lojë të mbështet 4K, dalja në 1440p ofron një cilësi imazhi më të lartë dhe më të mprehtë. Gjithashtu versioni i fundit beta ju jep përdoruesve mundësinë për të krijuar lista lojërash në Game Library që ti organizojnë më mirë titujt.

Lojtarët mund të krijojnë deri në 15 lista me 100 lojëra secila. /PCWorld Albanian