Policia e Kosovës sonte në terren

Policia e Kosovës sonte në terren – Lajmet e fundit



Policia e Kosovës për Zeri.info raporton se sonte “në orët e mbrëmjes në bashkëpunim me institucionet relevante është duke vepruar në terren, në interes të parandalimit të përhapjes së pandemisë dhe ruajtjes së shëndetit publik”.

Një gjë të tillë, Bajram Krasniqi nga Zyra për Informim e Polisë së Kosovës, thotë se e kanë bërë vazhdimisht për të vëzhguar nëse po respektohen masat mbrojtëse ndaj pandemisë.

“Policia e Kosovës, në zbatim të planit operativ dhe në zbatim të vendimeve të institucioneve kompetente, për parandalim të përhapjes së pandemisë COVID19, në vazhdimësi ka ndërmarr veprime policore me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik. Policia e Kosovës po ashtu është duke koordinuar veprimet konkrete me inspektorët sanitarë duke u angazhuar me kapacitete të plota për realizimin e kufizimeve dhe rregullave që kanë vendosur institucionet në luftën kundër përhapjes së pandemisë”, thuhet në deklarim. /Zëri