Policia e Kosta Rikës sekuestron sasinë më të madhe të kokainës të kapur ndonjëherë në vend

Policia e Kosta Rikës sekuestron sasinë më të madhe të kokainës të kapur ndonjëherë në vend

Policia në Kosta Rika ka bërë sekuestrimin më të madh të drogave të paligjshme në historinë e vendit, duke gjetur më shumë se pesë tonë kokainë në një kontenier.

Droga ishte fshehur në një ngarkesë me lule të drejtuara për në Holandë, është shprehur Ministri i Brendshëm Michael Soto Rojas për agjensinë e lajmeve AFP.

Amerika Qendrore është një nga rrugët kryesore për kartelet që lëvizin drogë nga Amerika e Jugut në SHBA dhe Europë.

Kur autoritetet kontrolluan kontenierin e dyshimtë, ata zbuluan 202 valixhe që përmbajnë gjithsej 5,048 pako kokainë që peshonin rreth 1 kg secila, raporton AFP. I dyshuari i arrestuar është një 46-vjeçar vendas.

SCAN

*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.