Policia mësyn në dasma! Gjobiten restorante në Tiranë, Durrës e Berat! Në Bulqizë gjobitet një shtetas se e organizoi në oborrin e shtëpisë

Policia mësyn në dasma! Gjobiten restorante në Tiranë, Durrës e Berat! Në Bulqizë gjobitet një shtetas se e organizoi në oborrin e shtëpisë

Policia e Tiranës njofton se ka ndëshkuar me nga 3.000.000 lekë gjobë, pronarët e dy restoranteve, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë konstatuar dy restorante në të cilët ushtrohej aktivitet,duke organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.  Për subjektet në fjalë shërbimet e Policisë u kanë vendosur administratorëve, masë administrative prej 3.000.000 lekë secilit” njofton Policia.

Policia e Tiranës apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Po ashtu, shërbimet e Komisariatit Bulqizë, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte dhe në çdo ambient tjetër, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar një shtetas, i cili kishte organizuar dasëm në oborrin e banesës së tij, me një numër të madh personash në shkelje flagrante të protokolleve të sigurisë të përcaktuara në Aktin Normativ, duke u kthyer në burim rreziku për infektim dhe përhapje të COVID-19.

Për këtë shtetas, Policia e Bulqizës ka vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër apelon për të gjithë qytetarët të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Ndërkohë, policia e Beratit ka ndëshkuar me nga 1.000.000 lekë gjobë, pronarët e dy restoranteve, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar në rrugën Berat-Uznovë, dy restorante në të cilët ushtrohej aktivitet, duke mos respektuar protokollet e sigurisë. Për subjektet në fjalë shërbimet e Policisë u kanë vendosur administratorëve masë administrative 1.000.000 lekë secilit” njofton Policia.

Po ashtu, Policia e Durrësit ka ndëshkuar me masë administrative 1 milion lekë, pronarin e një lokali, pasi organizoi dasmë në kundërshtim me Aktin Normativ.

Shërbimet e Policisë në Komisariatin e Policisë Shijak, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar në fshatin Sallmone, Shijak, një lokal që kishte organizuar dasmë në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar distancën e sigurisë midis personave. Për këtë subjekt, shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë” njofton Policia.

SCAN

*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.