Politikani serb reagon ndaj ambasadorit gjerman në Beograd: Kërko falje nëse do të shërbesh ende këtu

Politikani serb reagon ndaj ambasadorit gjerman në Beograd: Kërko falje nëse do të shërbesh ende këtu – Lajmet e fundit



“Deklarata e turpshme e ambasadorit gjerman në Beograd, Thomas Schieb, se Serbia duhej të bombardohej në 1999-n për ta parandaluar gjenocidin, është kulmi i cinizmit”, tha sot kryetari i Partisë Popullore Serbe, Nenad Popoviq, raporton Tanjug, transmeton gazeta Express.

“Është veçanërisht perfide”, tha Popoviqi, “që Ambasadori Svhieb e tha këtë në ditët kur populli serb po shënon tetë dekada që nga bombardimi i Beogradit nga bombarduesit nazistë”.

Politikani serb ka shkuar edhe më larg, duke e konsideruar deklaratën e ambasadorit gjerman si përpjekje për ta falsifikuar historinë.

“Është e qartë se kjo është një përpjekje tjetër për ta falsifikuar historinë, ku një përfaqësues i kombit gjerman, i cili është përgjegjës për miliona vdekje në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore, po përpiqet t’i paraqesë serbët si njerëz të gjenocidit dhe agresorë”, tha Popoviqi.

Ai i kërkoi ambasadorit Schieb të kërkojë falje.

“Ne kërkojmë nga ambasadori gjerman që t’i kërkojë falje popullit serb për fyerjet që ai i shqiptoi, nëse dëshiron të vazhdojë ta kryejë me besueshmëri detyrën e përfaqësuesit diplomatik të vendit të tij në Republikën e Serbisë”, deklaroi Popoviqi.