Polonia rikuperon mbi 500 vepra arti të humbura gjatë Luftës së Dytë Botërore

Polonia rikuperon mbi 500 vepra arti të humbura gjatë Luftës së Dytë Botërore

Që nga viti 2015, Polonia ka rimarrë mbi 500 vepra arti të humbura gjatë Luftës Botërore në territorin e Polonisë së sotme, deklaroi një zyrtar i Muzeut të Kulturës dhe Trashëgimisë Kombëtare.

“Mbi 80 procedura kthimi janë duke u zhvilluar në 11 vende të botës”, tha Tomasz Sliwinski, në një konferencë për veprat e artit të humbura gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Çdo vit, ne arrijmë të gjejmë disa vepra arti”, vazhdoi ai, duke shtuar se procedurat e kthimit ishin shumë të gjata dhe “mund të zgjasin disa javë, 12 apo më shumë vjet”.

Sipas vlerësimeve, Polonia humbi mbi gjysmë milion vepra arti gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Mbi 60 000 prej tyre janë identifikuar dhe përfshirë në Regjistrin e Artit të Grabitur të Ministrisë së Kulturës dhe Trashëgimisë Kombëtare.

Polonia ka mbledhur të dhëna për veprat e grabitura dhe të humbura që nga fillimi i viteve 1990./ /ervo/KultPlus.com