alg_resize_tiger-woods_devon-james

Pornostarja shet filmimin “hot” me Woods

Devon James, pornostarja e cila pretendon se zotëron një video “të nxehtë” me golfistin Tiger Woods, njofton se i ka shitur xhirimin prej më shumë se 60 minutash një shtëpie prodhimi të filmave porno.

Në video, sipas pretendimeve të saj, shfaqet ajo bashkë me një shoqe teksa kryejnë marrëdhënie seksuale me ish-sportisin më të paguar në botë.

Nga kontrata e nënshkruar me blerësin e dvd-së, James ka përfituar 350 mijë euro dhe të drejtën për të përfituar gjysmën e të ardhurave nga shitja e saj, që mendohet të kapë shifra prej miliona dollarësh.

Duke folur për site gossip, RadarOnline, James saktësoi se filmimi ishte i gjatë 62 minuta, nga të cilat 37 shfaqet Woods. Gjithnjë sipas saj, më herët një kompani e madhe e prodhimit të filmave “hot” kishte refuzuar blerjen e videos, me justifikimin se kishte probleme me avokatët e Woods.

Nëse gjithçka është e vërtetë atëherë, video do të dalë në qarkullim më 20 nëntor.