“Prej sabahit dyert çelë i kem lanë”, rrëfen babai i mërgimtarit që vdiq sot në Podujevë

“Prej sabahit dyert çelë i kem lanë”, rrëfen babai i mërgimtarit që vdiq sot në Podujevë – Lajmet e fundit



“Prej sabahit dyert çelë i kem lanë”, thotë Asllan Sopaj, babai i Shemsedin Sopajt, që vdiq sot bashkë me gruan në aksidentin në Podujevë.

Mëngjesin e sotëm një çift nga Malisheva gjetën vdekjen në një fshat në Podujevë. Aty gjendeshin, sepse kishin kaluar kufirin në Merdar, se vinin nga Sllovenia me veturë dhe ishin nisur drejt vendlindjes. Prindërit vdiqën, ndërsa dy fëmijët e tyre, 3 dhe 5 vjeç, po trajtohen në QKUK. Babai i 36-vjeçarit që vdiq sot ka hapur dyert e shtëpisë së tij për të pame. Tregon se si e mori lajmin e kobshëm.

“Prej orës 3, ata tjerët janë shku atje, unë kam ndejtë me ta, e s’më kanë kallxu. Dy, tha, janë shku [kanë vdekur] e kush është shku s’kallxojshin”, thotë Sopaj.

Sopaj thotë se fillimisht atij iu tha se është bërë një ndeshje e vogël dhe nuk e dinte se ai aksident i kishte marrë jetën djalit dhe rejës së tij.

“Policia na dha lajmin, e Malishevës, dy parë dyer i kem çelur, në mëngjes, edhe ato poshtë edhe këto lart. Ata thanë një ndeshje e vogël u bë ashtu-kështu, pasta me kerr kam shku menjëherë”, thotë ai për T7.

Babai tregon se i biri, Shemsedini, kishte shkuar jashtë vendit para 15 vitesh, në moshë të re. Tregon se gruaja e tij, që po ashtu vdiq në aksident, ishte në Kosovë para një jave.

“Ai që 15 vjet është atje. I ri u shku që 15 vjet. Vjen me kerr vetë me fëmijë. Para një javë, i ka vdek nana të shoqes së tij”, tregonte ai.