by lajme.org on January 22, 2021 Jashari për fotografinë e Besartës në shesh, thotë se është vendosur për qëllime politike – Lajmet e fundit
by lajme.org on January 22, 2021 Limaj: Intelektualët e Malishevës krah projektit tonë për mbrojtjen e vlerave kombëtare – Lajmet e fundit
by lajme.org on January 22, 2021 FSHZH: Projekt i ri në Bashkinë Poliçan – Synohet nxitja e turizmit dhe investime të reja në fushën e bujqësisë dhe blegtorisë
by lajme.org on January 22, 2021 Mustafa Arapi – mjeshtri që u dha shkëlqim Onufrit e kryeveprave shqiptare
by lajme.org on October 21, 2017 Në vend të ‘Huda Beauty’: Pesë artistë grimi që janë vërtetë artistë (Foto, Video)
by lajme.org on March 30, 2015 Ekziston ilaçi kundër kancerit për ata të cilët marrin guximin ta provojnë
HomeLajme Prej sot udhëtarët mund të testohen për COVID-19 në laboratorin në aeroportin “Adem Jashari” – Lajmet e funditin Lajmeon January 14, 2021 Foto: Laura Hasani Qytetarët që udhëtojnë nga Kosova për në shtetet ku kërkohen dëshmi se nuk janë të infektuar me koronavirus prej sot mund të testohen në laboratorin “EuroLab”, në terminalin e vjetër të aeroportit “Adem Jashari”. Sot është funksionalizuar ky laborator, i cili do të kryejë testime për COVID-19 në aeroportin “Adem Jashari” për të gjithë qytetarët që udhëtojnë jashtë Kosovës. Drejtori i “EuroLab”-it, Astrit Ajeti, tha se laboratori ka certifikimin ndërkombëtar më të lartin në rajon, duke theksuar se hapja e këtij laboratori është edhe si rezultat i bashkëpunimit vendor dhe ndërkombëtar. “‘EuroLab’ ka certifikimin ndërkombëtar më të lartin në rajon. Jemi të gatshëm të ofrojmë shërbime për të gjithë qytetarët e Kosovës, pa harruar bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Evropë. ‘EuroLab’ është një rezultat i bashkëpunimit mes partnerëve vendorë dhe ndërkombëtarë, falënderoj përfaqësuesit e investitorit turk, me të cilët bashkuam idenë për të hapur laborator të tillë në këtë lokacion, falënderoj edhe përfaqësuesit e ‘Limak’-ut, të cilët hasën në gatishmëri për të bashkëpunuar me rastin e zgjedhjes së lokacionit, një falënderim shkon edhe për Ambasadën Turke dhe Gjermane, për të gjithë asistencën që na kanë ofruar deri në këtë moment”, tha Ajeti para përfaqësuesve nga të dyja ambasadat dhe të ftuarve të tjerë me rastin e ceremonisë së hapjes së këtij laboratori. Ky laborator do të kryejë testime PCR për COVID-19 përmes teknologjisë më të fundit, ndërsa ata që testohen rezultatin do ta marrin brenda dy orësh. “Veçanti e ‘EuroLab’-it, përveç lokacionit dhe hapësirës unike, janë edhe pajisjet mjekësore, të cilat janë fjala e fundit e teknologjisë, që do të menaxhohet nga stafi i specializuar dhe i trajnuar për pajisjet që kanë ardhur nga SHBA-ja dhe Gjermania”, tha Ajeti, duke shtuar se nga java e ardhshme presin të marrin certifikimin “Tyefnor” dhe vizitën përmbyllëse të instituti “Robert Koch” nga Gjermania për përmbylljen e vlerësimit të kualitetit të shërbimeve të këtij laboratori. Çmimi për testime në këtë laborator është 35 euro, kapacitet e testimit brenda ditës janë 2500 testime, ndërsa nga një shkurti pritet që kapacitet e testimit ta kalojnë shifrën e 7500 testimeve brenda ditës. /Zëri Lajme të ngjajshme: Kushtetuesja publikon aktgjykimin, vendi prej sot mund të shkojë në zgjedhje – Lajmet e fundit Petrol Company lanson lojën shpërblyese me aplikacion mobil për klientët e saj, ku mund të fitoni edhe Banesë në fund të vitit – Lajmet e fundit Për një javë u shëruan mbi 5 mijë të infektuar nga COVID-19, në Kosovë – Lajmet e fundit Previous PostNext Post
on January 22, 2021 Jashari për fotografinë e Besartës në shesh, thotë se është vendosur për qëllime politike – Lajmet e fundit
on January 22, 2021 Limaj: Intelektualët e Malishevës krah projektit tonë për mbrojtjen e vlerave kombëtare – Lajmet e fundit
on January 22, 2021 Deformimi i shqipes në rrjetet sociale, kërkohet provimi për gjuhën shqipe edhe në fakultet – Lajmet e fundit