Presidentit Thaçi i kërkohet të veprojë për xhandarmërinë serbe në Kamenicë

Presidenti, Hashim Thaçi ka përkujtuar kontributin e heronjve të Kosovës – Lajmet e fundit



Thaçi, përmendi veçori dalluese të secili prej tyre dhe theksoi se ishte i lartë kontributi në ndaljen e “hovit” të Millosheviqit.

“Kontributi i trimave tanë për t’ia ndalur hovin regjimit të Millosheviqit, në tërë territorin e ish-Jugosllavisë, ishte çdoherë i lartë. Disa prej këtyre trimave, që i luftuan heroikisht forcat policore dhe ushtarake të Serbisë ishin edhe Bekim Berisha, Bedri Shala, Elton Zherka dhe Përmet Vula”, ka thënë Thaçi.

Ai ka theksuar se Bekim Berisha luftoi në Kroaci e Bosnje dhe padyshim që gjaku i tij shqiptar nuk e linte asnjëherë që të mos i bashkohej radhëve të UÇK-së dhe luftës sonë të drejtë për çlirimin e Kosovës.

“Me guximin dhe përvojën e tij luftarake, ‘Abeja’ dha kontribut të madh për ta shuar njëherë e përgjithmonë ëndrrën e regjimit serb për një Serbi të Madhe një etnike. Meritat dhe heroizmin e tij i vlerëson lart edhe shteti i Kroacisë. Bekim Berisha, Bedri Shala, Elton Zherka dhe Përmet Vula dhanë kontribut të pakrahasueshëm në luftën e UÇK-së, deri sa ranë heroikisht 22 vjet më parë, më 10 gusht 1998, kur iu bashkuan përjetësisht dëshmorëve që u flijuan për lirinë e Kosovës. Atë ditë i humbëm disa prej luftëtarëve më të zotë, por rënia heroike e tyre vetëm sa e rriti moralin dhe motivimin e ushtarëve të UÇK-së, për ta vazhduar rezistencën e armatosur deri në çlirimin e atdheut”, thotë Thaçi, në një deklaratë të tij postuar në rrjetin social në “Facebook”./Zëri