Presidenti Trump paditet nga ish-ndihmësi i Shtëpisë së Bardhë

Presidenti Trump paditet nga ish-ndihmësi i Shtëpisë së Bardhë

Ish-ndihmësi i Shtëpisë së Bardhë për komunikim, Cliff Sims, e dorëzoi padinë në Gjykatën e Kolumbias pasi avokatët e Trumpit i kishin filluar procedurat e arbitrazhit kundër tij dhe pasi presidenti amerikan e kishte quajtur atë shërbëtor i nivelit të ulët.

Avokati i ish-ndihmësit, Mark Zaid, ka thënë se zyrtarët amerikanë po përpiqen ta përdorin një marrëveshje për mospublikim të të dhënave që ta ndëshkojnë Simsin për shkrimet lidhur me kohën e kaluar në Shtëpinë e Bardhë.

Në padinë e dorëzuar nga Sims thuhet se presidenti amerikan po përpiqet t’ia ndalojë atij të drejtën e shprehjes së lirë, veprim i cili, sipas tij, paraqet shkelje të të drejtave të garantuara me Amandamentin e Parë të kushtetutës.

Për më tepër, në këtë dokument thuhet se qeveria amerikane po synon ta dënojë në mënyrë jokushtetuese një ish-punëtor federal për shkak të publikimit të informative të paklasifikuara gjatë kohës së kaluar në Shtëpinë e Bardhë, shkruan “The Washington Post”, transmeton Gazeta Express.