Presidentja në takim me institucionet për situatën në vend, opozita e refuzoi ftesën

Presidentja në takim me institucionet për situatën në vend, opozita e refuzoi ftesën – Lajmet e fundit



Sot, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, Kryeministri, Albin Kurti, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Shëarz, si dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla kanë realizuar takim më qëllim të vazhdimit të koordinimit ndërinstitucional në lidhje me zhvillimet e fundit në vend.

Ky takim është konfirmuar nga Presidenca e Kosovës, ndërsa ftesë për takim kanë pasur edhe opozita, por që kanë refuzuar pjesëmarrjen, transmeton Zeri.info

“Në takim ishin të ftuar edhe liderët e opozitës të cilët nuk kanë marrë pjesë”, thuhet në njoftimin nga Presidenca.

Në njoftim thuhet se institucionet e vendit do të vazhdojnë kontaktet e rregullta dhe konsultimet me opozitën, me qëllim të koordinimit mbi çështje të interesit nacional.

“Po ashtu, do të vazhdohet koordinimi i plotë dhe komunikimi i rregullt me aleatët strategjik”, thotë Presidenca. /Zëri