by lajme.org on February 28, 2021 Rama të hënën në Bruksel takon presidenten e KE-së – Lajmet e fundit
by lajme.org on February 28, 2021 Shefi i BE-së në Kosovë tregon se kur do të vijnë vaksinat në Kosovë – Lajmet e fundit
by lajme.org on February 28, 2021 783 kosovarë u gjobiten gjatë 24 orëve të fundit për mosrespektim të masave anti-COVID – Lajmet e fundit
by lajme.org on February 28, 2021 Vaksinimi në SHBA/ Deri më tani 72 milionë kanë marrë dozën e parë, vaksina e tretë do përshpejtojê procesin
by lajme.org on February 28, 2021 Universiteti britanik hap master ku diplomohesh për grupin “The Beatles”
by lajme.org on October 21, 2017 Në vend të ‘Huda Beauty’: Pesë artistë grimi që janë vërtetë artistë (Foto, Video)
by lajme.org on March 30, 2015 Ekziston ilaçi kundër kancerit për ata të cilët marrin guximin ta provojnë
HomeKulturë Princesha që vriste të gjithë që e pyesnin: Kur do të martohesh?in Kulturëon January 26, 2021 Në Rusinë e lashtë, Princi Igor dhe Princesha Oga, ishin një shembull i një çifti të fuqishëm – Igori i quajtur “I mençuri” ishte djali i Ryuk, themeluesi i Rusisë, dhe Olga ishte e njohur në të gjithë mbretërinë si “E bukura Olga”. Ai nënshtroi fiset e Uglich, Drevlian dhe Pechen. Udhëhoqi dy fushata kundër Bizantit në 941 dhe 944, dhe rrethoi Kostandinopojën. Lufta e pasuksesshme me Bizantin përfundoi me një marrëveshje tregtare të vitit 944. Procesi i feudalizmit u përshpejtua në kohën e tij në Kijevin e Rusisë, por pati edhe revolta të vazhdueshme për shkak të taksave të larta Rebelimi u udhëhoq nga fisi Drevlian. Në ballafaqim me ta, Igori u kap dhe u vra në vitin 945. Olga u shkatërrua. Trishtimi i saj ishte aq i madh saqë sa herë që dikush i propozonte të martohej përsëri, përfundonte i vdekur, transmeton KultPlus. Ajo nuk ishte e vetme, me Igorin kishte një djalë trevjeçar, Svjatoslav. Ndërsa gjaku i Igorit ishte ende i freskët në duart e tyre, Drevlianët i dërguan një mesazh Olgës në të cilin shkruanin se Igori ishte si një ujk që shkatërronte gjithçka para tij, por se ajo konsiderohej e mirë dhe se më së miri do të ishte të martohej me princin e tyre Mala. Kështu ata u përpoqën të luanin rolin e Cupidit me qëllim të fitimit të kontrollit mbi të gjithë mbretërinë. Olga, megjithatë, kishte plane të tjera me njerëzit që i sugjeronin martesë. Ajo u tha atyre se oferta martesore ishte pikërisht ajo që dëshironte dhe për të treguar respekt për popullin e Kievit ajo u tha atyre të hipnin të gjithë në një anije për t’i parë dhe për t’i përshëndetur. Kur erdhi deri te kjo, njerëzit e saj e fundosën anijen në një hendek dhe i varrosën të gjallë. Por ky nuk ishte fundi. Hakmarrja e Olgës sapo kishte filluar. Pas kësaj, ajo e dërgoi mesazh te Drevlianët duke shkruar: “Nëse dëshironi me të vërtetë praninë time, më dërgoni njerëzit tuaj më të fuqishëm në përcjellje në mënyrë që tek princi juaj të vijë në mënyrë të përshtatshme”. Pasi morën mesazhin e saj, Drevlianët bënë atë që ajo kërkoi. Kur burrat arritën në Kiev, Olga i përshëndeti me një buzëqeshje në fytyrën e tyre dhe u një relaksim në banjat termale (siç ishte zakon në atë kohë). Ata pranuan ofertën e saj dhe kur hynë, ajo urdhëroi që dera të mbyllet dhe i gjithë objekti të digjej. Ajo u shkroi sërish Drevlianëve, duke kërkuar prej tyre një sasi të madhe të mjaltit, por gjithashtu edhe të përgatitnin për burrin e saj një varrim të madh për të kërkuar falje për vdekjen e tij. Natyrisht Drevlianët e dëgjuan përsëri, dhe Olga u soll normalisht dhe ngrohtësisht në funeral. Në festën pas varrimit, ajo priti që të gjithë të dehen dhe pastaj shfrytëzoi pakujdesinë e tyre dhe në një moment urdhëroi të gjithë ushtarët e saj t’i vrisnin të papërgatitur. Në aktin e saj të fundit të revoltës kundër Drevlianëve, ajo u tha atyre se ata janë të detyruar të paguajnë një taksë në formë të zogjve. Ata e dëgjuan dhe mblodhën të gjithë zogjtë dhe ia dërguan ata Olgës. Ajo mori dhuratën dhe më pas lidhi një copë leckë të zhytur në squfur në këmbën e çdo zogu. Posa nata ra, banorët ndezën pishtarët e tyre për të bërë dritë. Olga e dinte se zogjtë do të fluturonin përsëri te pronarët e tyre sapo t’i linin të shkonin. Leckat në këmbët e zogjve të zhytura në sulfur dhe pishtarët e ndezur nxitën një zjarr të madh në të cilin tërë qyteti u dogj./ KultPlus.com Previous PostNext Post
on February 28, 2021 Shefi i BE-së në Kosovë tregon se kur do të vijnë vaksinat në Kosovë – Lajmet e fundit
on February 28, 2021 783 kosovarë u gjobiten gjatë 24 orëve të fundit për mosrespektim të masave anti-COVID – Lajmet e fundit
on February 28, 2021 Durrësi vijon të ndriçohet – Pas portit, shpallen tenderat për lagjet e qytetit/Detajet
on February 28, 2021 Sociologu promovon librin mbi pandeminë në Vlorë, Gjiknuri: Duhet të përshtatemi me këtë situatë të re
on February 28, 2021 Certifikatë bizneseve të agroturizmit – Komision i posaçëm për vlerësimin e kushteve dhe kritereve për fermerët apo grupimet